PD: Dalja nga burgu e deputetit
Prenga cënon dekriminalizimin

Ndërsa në fjalën e tij para parlamentarëve demokratë, kryetari Lulzim Basha foli në mënyrë të detajuar për suksesin e ligjit të dekriminalizimit, në takimin me dyer të mbyllura deputetët e PDsë kanë shfaqur shqetësimin për zbatimin e këtij ligji nga qeveria.
 
Burime nga grupi parlamentar, thanë për Shqiptarja.com se deputetët Genti Strazimiri dhe Asllan Dogjani i janë referuar për këtë shqetësim lirimit të deputetit Armando Prenga nga Gjykata e Lartë.
 
Sipas demokratëve ligji duhet të parashikojë që personat që ndalohen nga policia edhe për armëmbajtje pa leje nuk mund të ulen në Parlamentin e Shqipërisë.
 
Precedenti i lirimit të Armando Prengës , për demokratët nuk ofron garanci nga qeveria për largimin e të inkriminuarëve nga postet publike. Ky shqetësim pritet të reflektohet edhe në seancën plenare të së enjtes.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi