PD: Deklarata e Veliajt e turpshme 
qytetarët të zhytur në mjerim e papunësi

PD: Deklarata e Veliajt e turpshme <br />qytetarët të zhytur në mjerim e papunësi
TIRANË - Partia Demokratike e ka cilësuar si të turpshme deklaratën e ministrit Veliaj se në komunat që drejtohen nga PD janë edhe largimet më të mëdha të njerëzve për azil.
 
Sipas Partisë Demokratike, qytetarët janë zhytur në mjerim dhe po marrin rrugët e botës ndërsa qeveria është janë strukur në luksin e siguruar nga lekët e shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike kundër deklaratës së Veliajt
E turpshme si një anëtar i këtij kabineti që u kujdes dy vjet për mirëqenien personale e ndan Shqipërinë në tonën dhe të tyre. Njerëzit po ikin se qeveritarë dhe zotëria në fjalë kujdesen vetëm për mirëqenien e tyre. Qytetarët i kanë zhytur në mjerim, papunësia është rritur, çmimet po ashtu. Këta kredhën nëpër ekrane me suksese imagjinare. Shqiptarët po marrin rrugët e botës ndërsa këta janë strukur në luksin e siguruar nga lekët e shqiptarëve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar