PD dënon deklaratat e këshilltarit
të Tsipras: Qëndrime armiqësore

PD dënon deklaratat e këshilltarit<br />të Tsipras: Qëndrime armiqësore
Partia Demokratike dënon deklaratat e këshilltarit të kryeministrit grek, Alexis Tsipras të mbajtura në Tiranë gjatë Kongresit zgjedhor të PBDNJ-së. Dimitrios Makropoulos, këshilltar i kryeministrit grek u shpreh indirekt se çamët janë pasardhës të bashkëpunëtorëve të nazizmit.  
 
Për PD-në, qëndrime të tilla që fajësojnë bashkëqytetarët çamë, janë të papranueshme dhe armiqësore.
 
"Qëndrime agresive si ato të këshilltarit të Cipras nuk ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk sjellin asnjë përparim për çështjet e mbetura pezull. Në të kundërt, janë një kthim pas dhe minim i përparimit domethënës të arritur në këto vite", thuhet në deklaratën e PD.
 
Partia Demokratike shpreh shqetësim dhe për mosreagimin e kryeministrit Rama, i cili ishte prezent kur këto deklarata u bënë në Tiranë. "Ne shpresojmë se këto qëndrime armiqësore nuk reflektojnë vizionin dhe qëndrimin zyrtar të politikës dhe qeverisë greke dhe mirëpresim distancim të Athinës nga këto deklarata", thuhet më tej në deklaratën e selisë blu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'