PD denoncon kompaninë koncesionare në Porto Romano: Nuk u ndal të rrafshonte ‘Muret e Portës’: Qeveria të kërkojë dëmshpërblim

Partia Demokratike denoncoi sot kompaninë koncesionare që po kryen punime në Porto Romano duke rrethuar dhe Monumentin antik “Muret e Portës” në Durrës.

Përmes zëdhënes Mirela Karabina PD denoncoi sot se kompania, pavarësisht se objekti me statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë nuk ndaloi që të rrafshonte.

Ndërkohë që Prokuroria e Durrësit hetonte për dëmtimin e mundshëm të monumentit antik “Muret e Portës”, ai u shkatërrua nga “Shoqëria koncesionare Porti MBM” (‘Multi Buoy Mooring’). Pavarësisht statusit Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej vitit 1948 dhe me status si Zonë e Mbrojtur përreth monumentit që u shpall nga Ministria e Kulturës më 2016-ën, pra si një nga objektet më të mbrojtura ligjërisht në Shqipëri, kjo nuk e ndaloi kompaninë koncesionare që të rrafshonte, sipas ekspertëve, 78 metra nga muri perëndimor i monumentit.

PD thotë se bën me faj një varg institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit të cilat thotë ajo dështuan të ndalonin punimet e paligjshme për ndërtimin e Portit të hidrokarbureve në Porto-Romano.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës dhe Policia e Shtetit nuk vepruan, ndonëse iu kërkua nga institucionet kulturore që të ndalonin punimet pranë monumentit, që më korrik të 2020-ës. Dorëzimi i materialeve nga Policia në Prokurorinë e Durrësit më 3 shtator të vitit 2020, i hapi rrugën hetimit që vijon prej 3 vitesh dhe nuk ka arritur të ndalojë shkatërrimin e qëllimshëm të monumentit nga kompania që po kryen punimet në zonë” 

Nisur nga fakti se Europa Nostra liston “Muret e Portës” në Porto Romano mes 11 monumenteve të rrezikuara, PD kërkon që monumenti të merret urgjentisht në mbrojtje

 Njëjtë si Teatri Kombëtar dhe Ura e Zogut, ky mur i shembur rrëzoi propagandën dhe mashtrimin e Edi Ramës dhe Qeverisë, duke u njohur për vlerat e jashtëzakonshme kulturore nga “Europa Nostra”. Organizata prestigjioze në mbrojtje të trashëgimisë europiane, denoncon shkatërrimin me makineri të 78 metrave të murit mbrojtës perëndimor 140 metra të gjatë. Ajo kërkon që Kulla dhe muri lindor 62 metra i gjatë duhet të mbrohen urgjentisht, sepse janë shumë të rrezikuara nga punimet e kompanisë koncesionare.

PD i kërkon qeverisë të paraqesë padi për shpërblimin e dëmit

“Sot, në pamundësi për ta rikthyer këtë pjesë të trashëgimisë tashmë të shkatërruar, kërkojmë që strukturat shtetërore përkatëse për trashëgiminë kulturore, Ministria e linjës dhe drejtoritë apo institucionet në varësi si edhe Avokatura e Shtetit, të paraqesin padi për shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar Shtetit shqiptar nga shembja e këtij monumenti kulture.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie