Partia Demokratike denoncon prishjen masive të pronave për 723 familjeve në Lushnjë. Sipas PD banorët janë ngritur në protestë duke kërkuar transparencë për prishjen e ndërtimeve të tyre me dokumenta të rregullta, të ngritura me mund e sakrificë.
Sipas kësaj partie, vetëm në zonën e Çermës po prishen 53 ndërtime, për të cilat banorët tregojnë se kanë certifikata të rregullta pronësie. PD cilëson se dëmshpërblimi për ta është qesharak dhe për më tej atyre nuk u është bërë e ditur asnjë arsye se pse po hidhen në tokë banesat dhe bizneset e tyre.
Koordinatori i PD, Ervin Salianji, deklaroi se ndërtimet e banorëve të Lushnjës po prishen në mënyrë selective dhe pa dëshpërblim të rregullt. Ndërsa kryetari i PD në Lushnjë Muyslim Murrizi tha se mercenarët e qeverisë po terriroziojnë qytetarët duke trokitur derë më derë e duke bërë presion me fletushka.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO