Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve përmes ndryshimit të listës së votuesve përpara zgjedhjeve nga ana e mazhorancës. Duke iu referuar një investigimi, ai thotë se disa banorëve u është ndërruar vendbanimi ku automatikisht ndryshohet dhe qendra e votimit.

Bardhi shkruan se PD po bën gati një kallëzim penal për ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkelje të ligjit.

Postimi i plotë në Facebook:

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!