Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend një projektligj për Vettingun. Nëpërmjet një videoje të publikuar në facebook, Basha shprehet se në propozim përfshihet kontrolli i detajuar i pasurisë së politikanëve dhe rrethit të tyre familjar si dhe të lidhjeve që mund të kenë me krimin e organizuar.
“Kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për Vettingun e politikanëve. Ashtu siç pata njoftuar para disa javësh, grupi i punës në PD, kanë bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajuar të pasurisë të çdo politikani të rrethit të tij familjar dhe shoqëror si dhe mundësitë e bashkëpunimit me krimin e organizuar”- tha Basha.
Më tej kreu i PD u shpreh se në këtë projektligj, synohet një reformim i ILKDP dhe një bashkëpunim me SPAK-un për të vërtetuar deklarimin që politikanët do të bëjnë çdo vit lidhur me pasurinë dhe pastërtinë e figurës së tyre.
“Dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj. Parimi, ndiq paranë , pra paraja e korrupsionit e fshehur në çdo forme të mundshme gjurmohet përmes instrumetave që i jepen një ILKDP të reformuar dhe të fuqizuar. Së dyti, i jepen kompetencat të njëjtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK dhe shërbimet integligjence të vërtetojnë nëse një politikan gënjen apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit pasurinë dhe thotë se nuk ka lidhje me eksponentë të krimit të organizuar”- shtoi ai.
Në mbyllje të video-mesazhit, Basha u kërkoi deputetëve që ta votonin në Kuvend projektligjin që sipas tij do të tregojë se cilët politikanë janë të korruptuar dhe duhet të largohen nga politika.
“Projektligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Është momenti që nëpërmjet votës së tyre çdo deputet të shprehen dhe të mos fshihen. Përmes votës për vettingun e politikanëve t’u tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar që duhet të largohen”- u shpreh kryedemokrati.
Ky nuk paska kuptuar asgjë nga vetingu. Vetingu në drejtësi bëhet që të pastrojë organet e drejtësisë nga të korruptuarit dhe të lerë vetëm ata që garantojnë që japin drejtësi sipas ligjit dhe vetëm sipas ligjit. Politikanet kontrollohen nga drejtësia nëse janë të korruptuar apo jo. Nuk mund të bëhen politikanët hetuesa, prokurorë, gjyqtarë. Të kërkosh „veting“ të politikanëve nga politikanët, është të shkatërrosh sistemin e drejtësisë. Edhe „vetingu në polici“ apo kudo tjetër është një mashtrim për opinionin publik. Sistemi i drejtësisë është i vetmi që i ka mjetet dhe aftësitë për të ndëshkuar shkelësit e ligjeve. Basha pra, ose eshte vërtet budalla që nuk kupton asgje nga vetingu, ose kërkon shkatërimin e sistemit të drejtësisë se e shikon si kërcënim për veten e vet. Në të dy rastet, çfarë fatkeqësie për PD-në të ketë në krye një njeri të tillë. Në PD ka me qindra njerës më të ndershëm e më të zotë se Basha. Të paktën Berisha e thotë hapur që ka qenë dhe është për shkatërrimin e drejtësisë, punë që e ka bërë me përsosmëri!
PërgjigjuKy nuk eshte budalla por kokrra e mashtruesit. Ne vend qe te propozoje keto projekt ligje mjafton te mbeshtesin nje drejtesi te pavarur. Dhe mbi te gjitha te paraqitet ne gjyq, jo ta shtyj me raporte mjeku. Hajduti
Si ide eshte shume e mire,por e dale nga goja e Bashes,te shpie vetem ne nje konkluzion-Basha e paska /klorifikuar/ dosjen e vet,ndryshe nuk shpjegohet vetesiguria e tij per kete ceshtje!
PërgjigjuTi I pari me I korruptuari
Përgjigjuidiot komplet...
PërgjigjuIk ore palluq, gjoja sikur po ben ndonje gje me vlere. Politikaneve po ua ben vetingun SPAKU me ane te drejtesise, ky lloj ligji eshte vetem sa per llogje kavaje per te treguar se gjoja po ben dicka. Derdimen qesharak.
Përgjigju