TIRANE- Partia Demokratike ka dërguar dje një delegacion në Bruksel ku do të zhvillojë disa takime me Doris Pak, Bob Doyle dhe Eduard Kukan.
Grupi i nisur nga Partia Demokratike ka edhe element të opozitës shqiptare, si Dashamir Tahiri i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i Partisë Republikane. Nga radhët e demokratëve janë disa persona që më parë kanë mbajtur poste ministrore në qeverisë Berisha si Majlinda Bregu ish-ministre e Integrimit, Genc Pollo, ish-ministër i Inovacionit, Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm.
Takimet
Vizita zyrtare e delegacionit të opozitës shqiptare bëhet pak dit përpara se në Tiranë të vij eurokomisioneri Stefan Fyle. Konkretisht tema e takimeve do të jetë “Demokracia në Rrezik” ku deputetët e opozitës do të listojnë të gjitha pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes së Edi Rama. Por krahas kësaj, ajo që e bën edhe më pikant këtë takim është se asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk do të zhvillojë asnjë takim me Stefan Fyle, pavarësisht se ata gjenden në selinë e Komisionit Europia.
Takimi do të fokusohet vetëm me europarlamentar dhe jo tek zyrtarë të lartë si presidenti i PE-së etj. Kësisoj duket se e gjithë PD-ja ka marrë urdhra nga sipër për ta shmangur sa të jetë e mundur një takim me Fylen pasi editoriali i botuar nga Berisha duket se i ka krisur fortë marrëdhëniet e PD-së me KE-në.
Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com