TIRANE - Partia Demokratike organizoi dje një protestë në të ashtuquajturin sipas saj “pallat të Linda Bashës”, bashkëshortes së kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Por në fakt, rezultoi të ishte një shfaqje e punonjesve që paguhen nga taksat për t’u kujdesur për qytetin Studenti!
Në fakt, edhe të “ashtuquajturit” banorë të zonës ku është ndërtuar një banese trekatëshe me papafingo, u përballën paraditen e djeshme me revoltën e banorëve të vërtetë të lagjes, e për më tepër, edhe me prononcimin e xhaxhait të Linda Bashës, i cili deklaroi përpara kamerave, se prona ku ishte ngritur banesa ishte e tij dhe nipit të tij dhe askujt tjetër, dhe se aty do të banonin vetëm dy familje që secila kanë në katin e parë edhe nga një mjedis të vogël tregtar.
Të tjera fakte dolën në dritë vetëm disa orë më vonë, nga një vëzhgim i atyre që morën pjesë në protestë. Sipas vëzhgimit të bërë nga mediat, u evidentuan në skenën e kësaj proteste punonjësit e administratës shtetërore.
*Foto, i ashtuquajturi pallat i Linda Bashës, pronë e xhaxhait të gruas së kreut të PS
*Shkrimin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com Klikoni këtu
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nxjerr administratën në protestë">