PD dhe LSI akuza qeverisë: Pensionistët janë lënë në harresë, shqiptarët ushqehen me lista

PD dhe LSI akuza qeverisë: Pensionistët janë lënë në harresë, shqiptarët ushqehen me lista

TIRANË- PD dhe LSI kanë akuzuar ditën e sotme qeverinë se ka lënë në mëshirë të fatit moshën e tretë, ndërkohë që pasurohen vetë. Përmes deklaratave të ish-deputeteve Oriola Pampuri dhe Nora Malaj ato kanë deklaruar se shteti deklaron se nuk ka para për të paguar pensionistët ndërkohë që i jep fonde investitorëve të korruptuar.

Pampuri tha se me qeverinë e Edi Ramës nuk është luftuar varfëria, por ajo është rritur në mënyrë dramatike.

"Në Ditën Ndërkombëtare kundër Varfërisë qeveria e Edi Ramës shfaqet si armikja kryesore e të varfërve dhe e të pamundurve. Megjithëse erdhi në pushtet si politikani që do të luftonte varfërinë, duke luftuar padrejtësitë, Edi Rama është faktuar në si persekutori më i pashpirt i dhjetëra mijëra shqiptarëve që nuk mbyllin dot muajin, i dhjetëra mijëra të tjerëve të papunë, të hequr me të padrejtë nga lista e ndihmës ekonomike. 

Varfëria dhe mungesa e shpresës tek shumica e shqiptarëve për të jetuar më mirë janë dy treguesit me të cilët identifikohet qeverisja e Edi Ramës, i cili ka zgjedhur të vjedhë me një grusht oligarkësh, në vend që të luftojë varfërinë dhe t’u sigurojë shqiptarëve mirëqenie.

Qeveria e Edi Ramës lajmëroi dje se buxheti i shtetit nuk ka para për të shpërblyer pensionistët në fund të vitit, por, nga ana tjetër, ai i jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm inceneratorëve të tij korruptivë. Këto para do të ishin të mjaftueshme për të siguruar një shpërblim të denjë për moshën e tretë, që ka sakrifkuar më shumë se kushdo tjetër për shoqërinë tonë.  

Me qeverinë e Edi Ramës, fatkeqësisht, varfëria jo vetëm nuk është luftuar, por është rritur në mënyrë dramatike.  Me një të rënë të lapsit, ai ka hequr nga listat ndihmës ekonomike rreth 50 mijë familje dhe ka reduktuar ndjeshëm fondin e ndihmës ekonomike.

Shqipëria e Edi Ramës është Poema e Mjerimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista.

1 në 3 familje janë në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë për ushqim dhe veshje. 

Shkaku i vetëm për këtë gjendje të mjeruar, për rritjen e kostos së jetësës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune, është pasurimi i Edi Ramës dhe i një grushti oligarkësh rreth tij.

Që Shqipëria të dalë nga mjerimi migjenian ku e zhytur Edi Rama i duhet një qeveri e ndershme, e cila nuk punon për klientët e kryeministrit, por për mirqenien e qytetarëve të saj.

Partia Demokratike është e gatshme ta kryejë këtë mision. Me programin tonë, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj.

Ne kemi njerëzit më të mirë për ta realizuar këtë program dhe vullnetin politik për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën", u shpreh Oriola Pampuri.

Ndërsa Nora Malaj u shpreh se shtresat vulnerabël të shoqërisë ku bëjnë pjesë pensionistët që janë më të braktisur se kurrë.

"Për fat të keq, shtresat vunerabël të shoqërisë shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe pensionistët janë, sot janë edhe më të braktisur se kurrë.

Qeverinë e ka zënë “sidroma e mandatit të dytë’ dhe po vrapo të përdorë Kuvendin , si noter të paligjshmërisë së vet , të vendimeve klienteliste , që përcaktojnë se cili oligark do të përfitojë me risk zero paratë e taksave dhe për 15 apo 20 vitet që vijnë.

Qeveria nuk guxon të vendos minimumin jetik ,se u mbetet hatri oligarkëve , pasi kështu do të detyrohen të rrisë çdo vit pagën nominale dhe për rrjedhojë edhe pensionet. E ndërsa demagogjia për moshën e tretë nuk ka të sosur, këtë vit si asnjëherë tjetër nuk po ju jep, as edhe një shtesë modeste , që jua ka dhënë edhe në vitet më të këqija.

Pa frikë, mund të themi që është një skandal dhe tragjedi që po ndodh në kurriz të kësaj shtrese. Vetë ministra në komisionin e ekonomisë e thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit. 

Ministrja vazhdon e thotë se të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistet mire dhe po nuk doli gjë prapë mire.

Thënë me një fjalë të vetëm mosha e tretë gjendet në mëshirë të fatit. Dhe kjo ndodh sepse qeveria nuk është e sigurt se do të mbledhë taksat, pasi biznesin e ka gjobitur me dhe pa ligj, se në këtë vend po pakësohen shanset minimale për njerëzit normal, se jeta në Shqipëri për këtë shtresë , pas ikjes masivisht të të rinjve, po kthehet në një situatë pashpresë dhe shumë të vështirë për t’u përballuar dhe për të jetuar me dinjitet, se qeveria nuk respekti asnjë rregull për barazinë e shtetasve të saj.

Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate, nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë, megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr. Ky është një turp I madh, pasi pensionistët janë shtresa më e varfë, që duhet të trajtohen me dinjitet e të vlerësohen. Është e pafalshme dhe e dhimbshme të mendosh që pensionistet që jetojnë me sakrifica te tmerrshme ekonomike shteti nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët leket nuk mungojnë kurrë.

Është kollaj të predikosh për “bashkëqeverisjen me qytetaret” , por kur këtyre të fundit nuk ju jep as shpërblimin e fundvitit është e pafalshme dhe shumë denigruese. Është kollaj të predikosh për “Shqipërinë solidare”, po është e dhimbshme të shohësh që vetë qeveria nuk është solidar, as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistet. Janë 650 mijë të moshuar në vendin tonë, që përveç pensioneve të ulëta , shërbimet e dedikuara për ta janë pothuajse jashtë standardeve dhe nevojës që ka kjo shtresë.

LSI dhe e gjithë shoqëria për këtë kategori të tejvuajtur, do të ketë dhe do të tregoj kujdesin maksimal, duke filluar nga përcaktim dhe njohja e përvitshme e minimumit jetikë të jetesës, me pagë minimale të rritur në jo më pak se 300 euro në muaj dhe pensionet e rritura mbi këtë bazë.

Nuk mund të drejtohet vendi duke dashuruar karrigen kryeministrore dhe duke përbuzur, fyer e denigruar qytetarët e këtij vendi. Duket një tjetër vizion social kulturor ndaj moshës së tretë. Duam apo nuk duam, ajo është e “nesërmja” e të gjithëve, edhe atyre që sot janë në kopshte dhe as që e perceptojnë dot se ç’do të thotë një tjetër moshë nga ajo e tyrja. Kjo qeveri tashmë ka dështuar drejt politikave dhe standardeve për moshën e tretë .

Në vitin1989 Kofi Anan do të thoshte se : “Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” Në vitin 2019 jemi ende shumë larg vlerësim dhe vëmendjes së kësaj kategorie nga qeveria , duke treguar se tashmë ajo ka dështuar në këtë mision. Faleminderit!", deklaroi Nora Malaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 18/10/2019 13:06

    Bemat e tua moj sharebajge e leshitlikes kur ishe zvministre me vizat ne ambasade i di gjthe Tirana .ke mashtruar shume njerez , harroje se mund te vijshe me ne pushtet, vetem mundohu te kapesh ndonje vend ne haremin famekeq erotiok-naziskin te Jales, per shembull te organizojsh shkuma party me lristat naziskine se ti je dhe gjitholloge e shquar,

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 17/10/2019 19:10

    Zoti Norre!edhe pa buke po te mbetem ,une,si pensionist te premtoj ty dhe partise tende se voten nuk ta jap.

    Përgjigju
  • Tosi: 17/10/2019 18:50

    Kjo sharebajgat e leshitdhise përlotet shpejt kur flet Nafije Fallxhorja e leshitdhise dhe sheh ëndërr se mund të vijë në pushtet kur leshidhise, leshimonikes, leshipetrikes, leshilikes të vijë në pushtet në vitin 2036 .Nora B*thderrja gjithollog'ja surratgerdalla ska për tu bërë kurrë më zvministre, harroje moj sharebajge e Haremit veror të Jales .

    Përgjigju
  • Ver llapa: 17/10/2019 16:54

    Nora kende e pare ja material

    Përgjigju
  • Nora HADUTJA me Cizme: 17/10/2019 16:51

    Norké Malaj moj Norkè KORBA e ZeZë qè kur Ishe Ministre e Arsimit , SHISJE VIZAT AMERIKANE Çifteve tè Rinjve té Shqipèrisè , kundrejt 50 MIJË €UROVE , dhe I Paraqisje këto Çifte të Rinjsh si Punonjës të Ministrisë së Arsimit !!!!!!

    Përgjigju
  • LULI: 17/10/2019 16:14

    KJO DOSA E LSI KA HALLIN E PENSIONISTEVE APO HALLIN E SAJ SE KA MBETUR PA KARRIGE

    Përgjigju
  • eli: 17/10/2019 15:55

    Pensionistet jan me ju!Pensionistet jan me ju....urraaaaa....

    Përgjigju
  • Nora: 17/10/2019 15:53

    O Zot keta pacavuret e kryehajdutet e LSI na hapen barkun,me vjen per te vjell kur shikoj fytyren e kesaj super mashtruese qe nuk la gje pa vjedhur kur ishte ne Ministrine e Arsimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin