PD dhe LSI-Metës: Deklasifiko
diskutimet për drogën në Këshill

Partia Demokratike dhe LSI i kërkojnë Presidentit Ilir Meta që të deklasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare së një viti më parë në 11 nëntor të vitit 2016 për kanabisin.  

Letra është firmosur nga 7 deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI; Flamur Noka, Myslim Murrizi, Endrit Brahimllari, Isuf Çelaj, Ervin Salianji dhe Xhemal Gjunkshi dhe Luan Rama.

Deputetët i kërkojnë Presidentit Meta që të de-klasifikohet dhe të publikohet diskutimi që është bërë për kanabisin në atë mbledhje.

Në këtë mbledhje është raportuar për situatën e kanabisit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Tahiri, që sot është i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në dosjen ‘Habilaj’. 

Në atë kohë mbledhja u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, ndërsa deputetët e PD pohojnë se janë dhënë detaje për implikimin e zyrtarëve të policisë së shtetit.

Në mbledhje raportoi edhe SHISH dhe institucione të tjera, ndërsa tashmë mbetet që të shihet nëse Meta do ta marrë në konsideratë letrën e dy partive të opozitës. 
letra e deputeteve te pd
letra e deputeteve te pd
letra e deputeteve te pd
Letra e firmosur nga deputetet e PD dhe LSI

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA