PD dhe PS komentojnë
votën "pro" të Kastriot Islamit

TIRANE- Partia Socialiste nuk është suprizuar nga vota "pro" e deputetit të ikur nga PS-ja, Kastriot Islami. Deputeti i selisë rozë, Arben Çuko, duke ju referuar edhe profesionit të tij ushtarak, ka mundur që pyetjes që i është drejtuar nga gazeta për votën e Katriot Islamit, i është përgjigjur me terma ushtarak. "Nuk ishte veprimi i funidt, është në vazhdën e veprimeve. Madje nuk u habita aspak. Unë në edukimin tim jam ushtarak. Dhe do të them një shprehje që më shtyn t'ia them Katriot Islamit. 'Para se të shkosh në luftë duhet që të asgjesosh tradhëtarët që ke në krahun tënd'", kështu është shprehur deputeti i selisë rozë Arben Çuko. Po në të njëjtin sinkron kanë qenë edhe deputetët e tjerë socialist. Sipas Ermonela Felajt, Islami edhe në kohën që ka qenë në selinë rozë ka punuar për Sali Berishën. Ndaj në kuadrin e votës, sipas saj, kjo nuk tregon habi. "Votë që pritej. Ai ka qenë me Berishën, punoi për Berishën, dhe më në fund hapur votoi për Berishën", është shprehur deputetja e Beratit, Ermonela Felaj. Ndërsa për Shegushe Ligorin, vota e Kastriot Islamit tregoi se e ka bërë zgjedhjen në rrugën politike. "Nuk kam koment. Nuk është pjesë e PS, dhe ska pse ti bindet vendimit të grupit të PS", kështu është shprehur deputetja Olta Xhaçka.
Spartak Ngjela
Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela e ka vlerësuar si skandal votimin e bërë ditën e enjte në seancën plenare, teksa është votuar kanidati për Këshillin e Lartë të Drejtësisë të propozuar nga 28 deputetë demokrat. Ngjela e ka cilësuar votimin e djeshëm, si votim më i keq historik në Parlamentin e Shqipërisë, ku në mënyrë skandaloze janë shkelur rregullat dhe ligjet. Sipas kreut të PLD-së, Spartak Ngjela, votimi për Evis Çefën ka qenë një fyerje për Kuvendin e Shqipërisë dhe për sistemin e drejtësisë. "Marrëzia e tij është bërë e rrezikshme për popullin tonë dhe për Kuvendin e Shqipërisë", është shprehur Ngjela duke i kërkuar Partisë Socialiste që të tregohet e vëmendëshme, pasi, sipas tij, jemi para ngjarjeve aventureske të kryeministrit Berisha. Duke ju kthyer precidentit të së enjtes, Ngjela ka pohuar, edhe në cilësinë e juristit, se korrupsioni do të zhytet më thellë. "Një shembull i atillë e çon gjyqësorin edhe më tepër drejt korrupsionit, sepse kur sheh se si një bandit që ka marrë shtetin tërheq për hunde parlamentin shqiptar, dhe jo më institucionet që do ti ketë të vetat", u shpreh avokati Spartak Ngjela.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato