PD: Dhjetëra të papunë prej javësh
në errësirë, të futen në sistem

PD: Dhjetëra të papunë prej javësh<br />në errësirë, të futen në sistem
TIRANË - Sipas Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dhjetra banorë në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjenden prej javësh në errësirë, për shkak se janë përballur me fatura abuzive dhe aforfe, fatura që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë.
 
“Siç dëshmohet nga qytetarët, nga banorët e njësisë 7 në Tiranë, prerjet e energjisë elektrike janë selektive. Kanë ardhur dhe kanë prerë energjinë tek njerëz që janë të pamundur, që nuk kanë krah qeveritar, të njerëzve të cilëve ua kanë blerë votën në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe tani nuk japin asnjë llogari. Qytetarët pretendojnë se kanë fatura abuzive dhe aforfe nga ana e OSHEE-së.”, tha kordinatori i Partisë Demokratike Ervin Salianji.
 
Ky i fundit ka kërkuar futjen e banorëve debitorë ndaj OSHEE-së në sistem duke propozuar që të kenë këste të ulëta mujore të mundshme për gjendjen e tyre të rënduar ekonomike,duke krijuar mundësinë që të gjithë qytetarët të paguajnë.
 
 “Ne inkurajojmë qeverinë që të formalizojë dhe të fusë në sistem të gjithë qytetarët që të paguajnë energjinë por është e papranueshme që qytetarë të cilët nuk kanë të ardhura, qytetarë që nuk kanë mundësi, ti kriminalizosh dhe të hapësh një plagë të re sociale dhe të mos i fusësh në sistem dhe tu lesh një mundësi për pagesë me këste.”- u shpreh Salianji.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën