PD Dibër padit në SPAK kryebashkiakun Dionis Imeraj: Abuzoi me tenderin në kohë pandemie, të hetohet për shpërdorim detyre

PD Dibër padit në SPAK kryebashkiakun Dionis Imeraj: Abuzoi me tenderin në kohë pandemie, të hetohet për shpërdorim detyre

Kryebashkiaku i Dibrës , Dionis Imeraj është paditur në SPAK dhe KLSH nga dega e partisë Demokratike në Dibër, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera.

PD në Dibër denoncon se Imeraj për zhvillimin e tenderit me objekt “Ndërtim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”, pasi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme gjatë kohës së pandemisë, ku ato janë të ndaluara përveç atyre emergjente që lidhen me këtë situatë.

Për këtë arsye PD në Dibër shprehet se "ka kërkuar nga SPAK dhe KLSH të nisin sa më shpejtë hetimet dhe të ndalojnë vjedhjet dhe babëzite me tenderët publikë".

Deklarata e plotë

Partia Demokratike Dega Diber me date 04.05.2020 ka denoncuar ne Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe KLSH për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera , kryetarin e pazgjedhur të Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dhe personat e tjerë përgjegjës për zhvillimin e tenderit me objekt “Ndërtim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”

Partia Demokratike as ka qenë, as është kundër investimeve publike të bashkisë Dibër. Situata e sotme ekonomike shumë e rëndë, shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe shpallja e fatkeqësisë natyrore që çoi në shkatërrim të ekonomive të dobëta familjare, që çoi ne rrezikun e falimentimit te biznesit, ku numri i te papunëve rritet çdo dite, kjo situate duhet te diktonte një vëmendje te shtuar te Bashkise, ku prioritet i prioriteteve do te ishte ndihma, përkrahja, mbështetja për familjet ne nevoje, bizneset, fermerët, blegtoret etj.

Për fatin e keq vëmendja e Kryetarit te Bashkise dhe bashkëpunëtoreve te tij ishte përqendruar ne prokurimin e Ndërtimit te Ujësjellësit te sipërpërmendur ne paligjshmëri te plote, duke sfiduar jo vetëm situatën e krijuar nga Pandemia, por edhe Agjencinë e Prokurimit Publik, e cila, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme. Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë. Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.”

Në këto kushte, Bashkia Dibër duhet të merrte në konsiderate Udhëzimet e APP-se dhe duhet te pezullonte menjëherë procedurat e tenderimit. Me këto veprime, Kryetari i Bashkisë Diber, duke zhvilluar tenderin me datë 04.05.2020 ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”. Ndaj kemi kërkuar nga SPAK dhe KLSH te nisin sa me shpejte hetimet dhe te ndalojnë vjedhjet dhe babëzite me tenderët publikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali