TIRANE - Partia Demokratik e akuzoi sërish kreun e opozitës, Edi Rama si organizator të grevës së urisë së ish të përndjekurve politik, me koordinatorë që më parë kanë qenë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi në një konferencë për mediat bëri me dije se përveç Skënder Tufës, i etiketuar si një trafikant femrash, një tjetër koordinator i grevës u arrestua natën e mbrëmshme nga policia, nën akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.
“Prokuroria e Shtetit arrestoi mbrëmë koordinatorin tjetër të Edi Ramës për grevën e tij private të paligjshme Asllan Patrioti, pasi ishte i filmuar si gjobëvënës, mashtrues e ryshfetxhi. PD denoncon para opinionit publik Edi Ramën dhe aleancën e tij publike me trafikantë dhe kriminelë ordinerë si një fyerje dhe poshtërim për forcën e tij politike dhe mbështetësit e saj të ndershëm kudo në Shqipëri. Me këto veprime z. Edi Rama, dëshmon para socialistëve të thjeshtë por edhe qytetarëve shqiptarë në tërësi, se Rilindja e tij nuk është gjë tjetër veçse Rilindja e bllokut dhe falangave të krimit të organizuar”, -u shpreh zëdhënësja e PD.
Partia Demokratike u ka bërë edhe një herë thirrje familjarëve të grevistëve t’i japin fund kësaj nisme, pasi po keqpërdoren politikisht nga Partia Socialiste.
“Partia Demokratike u bën thirrje familjarëve dhe të afërmve të grevistëve, të mos pranojnë që njerëzit e tyre të shfrytëzohen dhe keqpërdoren në funksion të karrierës politike të një njeriu që urren të përndjekurit politikë, martirët e gjallë të lirisë, njësoj si i ati i tij që firmoste në vitin ‘89 varjen e disidentëve të regjimit hoxhist”, -shtoi Bardhi.
Ajo tha se PD gjatë viteve në pushtet ka dëmshpërblyer ish të përndjekurit politik me 103 milionë dollarë, 2200 apartamente, 2751 objekte e linja prodhimi të privatizuara me çmime simbolike, si dhe me mbi 22 mijë të drejta studimi në universitete.
(Su.Fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com