PD diskutime për emrat që do 
propozojë si ministra teknikë

PD diskutime për emrat që do <br />propozojë si ministra teknikë
TIRANË- Partia Demokratike vijon diskutimet për emrat që do të zëvëndësojnë postet ministrore që Edi Rama lëshoi në bazë të marrëveshjes me Bashën.

Burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se lista me emrat e ministrave të rinj do të bëhet publike së shpejti.

Emrat do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën  ose të enjten e ardhshme.

Duket se Basha dhe Rama kanë pasur një dakortësi që ditën e djeshme pasi listat tashmë janë hartuar me emrat përkatës. PD ia ka dorëzuar kryeministrit Rama.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktuale, vijnë 6 ministra teknikë si dhe 5 drejtorë.

Pritet që shkarkimi i 6 ministrave, zv/kryeministrit e drejtorëve aktualë të bëhet së shpejti.

Postet qe zevendesohen me poste teknike

-Zv.Kryeministër, teknik- Ikën Niko Peleshi
-
Ministri i Brendshëm, teknik- Ikën Fatmir Xhafaj

-Ministri i Arsimit, teknik- Ikën Lindita Nikolla

-Ministri i Shëndetësisë, teknik- Ikën Ogerta Manastirliu

-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik- Ikën Olta Xhaçka

-Ministri i Financave, teknik- Ikën Arben Ahmetaj

-Ministri i Drejtësisë, teknik- Ikën Petrit Vasili

-Drejtori i OSHEE- Ikën Ardian Çela

-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit- Ikën Artan Lame

-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave-Ikën Ilirjan Muho

-Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve-Miklovan Kopani  

-Drejtori i Pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural-Ikën Suela Popa
 
Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Emrat do te votohen ne seance parlamentare
Javën tjetër, të hënën 22 Maj, ose të enjten 25 Maj, parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet lista me emrat për postet teknike në qeveri.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS