PD do ankimojë në Kushtetuese
zgjedhjen e Kryeprokurores

PD do ankimojë në Kushtetuese<br />zgjedhjen e Kryeprokurores<br>
Partia Demokratike do ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Kryeprokurores së Republikës me mandat të përkohshëm, Arta Marku. Marku u zgjodh sot me 69 vota pro të maxhorancës, ndërsa 2 ishin kundër dhe 2 abstenim.

Burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com thanë se zyra juridike në selinë blu po harton kërkesën dhe do ta depozotjë atë në Kushtetuese ditët në vijim. PD dhe LSI kundërshtuan zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm duke argumentuar se nuk parashikohet nga Kushtetuta, ndërsa akuzuan kryeministrin Edi Rama se kërkon të mbyllë dosjet e krimit dhe korrupsionit. 

Gjithashtu, opozita ka paralajmëruar protesta masive duke nisur nga javët e para të janarit, ndërsa në mbledhjen e sotme të grupeve parlamentare PD-LSI, nuk ka pasur vendim për atë që propozoi Sali Berisha, djegien e mandateve. Ish-kryeministri ka thënë në mbledhje se propozimi ka qenë qëndrim i tij personal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike