Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me një grup deputetësh të opozitës, kanë propozuar një ligj të ri që synon përmirësimin e skemës së pensioneve për minatorët. Ky propozim ligjor vjen pas dekadash premtimesh të pambajtura nga qeveria, e cila ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të rëndësishme të punëtorëve, duke i marrë votat me premtime të rreme për përmirësimin e pensioneve.
"Për vite me radhë, minatorët janë mashtruar nga qeveria, që ka premtuar rritje reale të pensioneve, por në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar për ta. Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë sesa një indeksim formal të pensioneve, i cili nuk e përmirëson realisht jetesën e tyre ," tha Tabaku në një deklaratë për mediat.
Sipas opozitës, janë mbi 1 mijë minatorë përfitues të pensioneve, ndërsa mbi 13 mijë të tjerë përfitojnë nga statusi i minatorit. Pavarësisht kësaj, pensionet fillojnë nga 40 mijë lekë, një shumë e pamjaftueshme për të përballuar jetesën në kushtet e inflacionit të lartë dhe kostove gjithnjë e më të rritura të jetesës.
Tabaku dhe deputetët e opozitës kanë theksuar se ky ligj synon një rritje të drejtë dhe të merituar për pensionet e minatorëve, duke vendosur një standard të ri që i përgjigjet realisht nevojave të kësaj kategorie punonjësish. Ata kritikojnë ashpër qeverinë për përdorimin e skemave të koncesioneve dhe PPP-ve, që sipas tyre kanë shpërdoruar miliarda nga buxheti i shtetit, ndërkohë që për minatorët janë ofruar vetëm premtime boshe dhe simbolike.
" Minatorët meritojnë më shumë se 20 lekë shtesë në ditë ose premtime të rreme elektorale. Ky ligj është një hap drejt përmbushjes së kërkesave të tyre dhe rivendosjes së dinjitetit të humbur ," shtoi Tabaku.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.4%
Vota total: 2485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09