TIRANË - Partia Demokratikë ka dalë më një deklaratë për shtyp, ku i kundërpëgjigjet Edi Rmaës mbi akuzat e tij se “qeveria Berisha nuk ka bërë asgjë për Vlorën dhe nuk e do Vlorën”.
 
"Kjo është teori e mohimit, pasi  çdo vlonjat nga Kuçi në Sevaster, banorët e Himarës, Delvinës, Orikumit, Sarandës dhe gjithë bregut jetojnë një realitet krejtësisht tjetër nën qeverinë Berisha", citoi deklaratën zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.  
 
Më tej ajo ka theksuar se investimet e qeverisë së PD-së kanë qenë 18 herë më të mëdha se qeveria socialiste në qarkun e Vlorës; në rrugë, ujësjellësa, kanalizime, porte energjitike dhe janë plot 580 milionë dollarë.
 
"I kujtojmë nihilistit se me autobusin mavi mund të udhëtojë deri në Konispol në rrugët e ndërtuara nga qeveria Berisha", është theksuar në deklaratë.
 
Më tej, janë renditur të dhëna se në qarkun e Vlorës janë ndërtuar mbi 73 shkolla, koshte, qendra shëndetësore dhe ambulanca. Është zgjeruar porti i Vlorës dhe po ndërtohet ai i Sarandës. Nga 6500 që ishin tetë vjet më parë, sot janë 126.000 biznese. Kanë përfituar 3500 fermerë nga grantet e qeverisë.
 
"Nihilizimi është produkt i sistemit totalitar dhe doktrinë hiçi. Investimet e qeverisë në 4 vitet e ardhshme do të trefishohen në qarkun e Vlorës", ka premtuar PD në deklaratën e saj në prag të zgjedhjeve.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)