PD dorëzon kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Nevojë ulëritëse për demokracinë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar në mbledhje, Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për ngritjen një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kërkesa u dorëzuar në Kuvend nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ku tha se në këtë komision do të hetohen të gjitha abuzimet që qeveria bëri me fondet publike për të blerë votën e  shqiptarëve. Sipas Aliebaj ky hetim nuk do të vijë vetëm si aksion politik, por si nevojë ulëritëse që kërkon demokracia dhe shqiptarët.

"Sapo kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen një komisioni hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit, bazuar në Kushtetutë. Kemi dorëzuar kërkesë jo vetëm si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon. Disa nga çështjet që meritojnë dhe duhen hetuar o vetëm për politikën dhe publikun. Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë ndërtesave informale. Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike, 2.5 milionë euro.  4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore. Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve", tha Alibeaj.

Ky komision do të ketë 6 anëtarë dhe do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe Gazmend Bardhi, Oert Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinant Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

Pak ditë më herët në mbledhjen e grupit të PD, Basha tha se aksioni opozitar duhet të përqendrohet n në hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, që i cilëson "si masakër zgjedhore", ku parësore për këtë komision hetimor sipas PD-së do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës, punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës . 

 

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 30/09/2021 13:41

    Komision hetimor deri sa te rikthehet kasoi,krimi dhe hajduteria.Po nese ato shprehi aq negative,populli nuk i lejon te rikthehet mbi sovranin dhe Shqiperine, a do te vazhdoje PD ende me monotonin banale"masakra zgjedhore e 25-se...".

    Përgjigju
  • Dodi: 30/09/2021 11:58

    Ulerit sa te duash, 1000 her te shkohet ne zgjedhje , me Dr Qenin , asnjeher skeni per te fituar! Do kthehen shqiptaret po fituat ju? Po , do kthehen Stresat, do dalin nga arresti e burgu ato qe duan Dr Qenin, do kthehen ato qe vjedhin e shesin ashash me BE e ect, ky lloj lumi do kthehet se do kete vend per pune ne Shqiperin e Sal / Mutes. Por nuk do kthehen se Ju nuk do fitoni kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar