PD drejt sakrifikimit të mandateve
Deri në fund bojkotit të Kuvendit!

PD drejt sakrifikimit të mandateve<br />Deri në fund bojkotit të Kuvendit!
TIRANE- Mesa duket Partia Demokratike po shkon drejt sakrifikimit të mandateve të deputetëve. Kjo për arsye se me 18 dhjetor Parlamenti mblidhet për herë të fundit në seancë plenare. Për rrjedhojë ky është dhe afati i fundit që opozita djeg mandatet nëse nuk bëhet pjesë e seancës së fundit.

Sakrifikimin e mandateve e paralajmëron vetë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai është shprehur se opozita nuk bën llogari aritmetike sa i përket bojkotit, pasi e quan një vendim politik daljen nga Parlamenti. Paloka theksoi se për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi afati se kur do të skadojnë mandate. Në këtë mënyrë nënkryetari demokrat bëri të qartë faktin se do t’i qëndrojnë bojkotit deri në fund. Në këtë mënyrë, Paloka përsëriti edhe njëherë thirrjen që Partia Demokratike po praktikon kohëve të fundit, jo parlamentit, por protestave si zgjidhje e vetme.

Ndërkohë që unifikimi ndërmjet deputetëve demokrat nuk duket shumë solidar kohëve të fundit dhe kjo është e dukshme në qëndrimet ndryshe që kanë shprehur disa prej deputetëve të PD-së. Kjo lidhet me faktin se disa prej deputetëve demokrat kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër bojkotit dhe se mund të thyejnë vendimin politik të opozitës, Paloka u shpreh se bojkoti është vendim politik. Duke theksuar këtë fakt, nënkryetari demokrat u shpreh që Partia Demokratike funsksionon në bazë të vendimve politike.

Kërcënimi
Vijon debati midis nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe deputetes demokrate Mesila Doda, kjo e fundit deklaroi para dy ditësh që do të thyej bojkotin e opozitës, dhe do të bëhet pjesë e punimeve të Parlamentit. Sa i përket këtij fakti, Paloka dje ka kërcënuar çdo njërin që thyen vendimet politike të opozitës.

Duke iu referuar deklaratës së deputetes demokrate, Paloka është shprehur që secili bën zgjedhjen e vet personale nëse mendon se mandatin e deputetit nuk ia ka dhënë Partia Demokratike po e ka marrë me meritë të vet. "Mandatet na i kanë dhënë njerëzit jo për t'u bërë farsë në një vend ku mblidhen gjoja deputetë dhe një gjoja qeveri” ka thënë Paloka. Deputetja Doda i është përgjigjur asaj çfarë Paloka ka thënë nëpërmjet një statusi në “facebok”, ku shkruan “shkurt për thashethemexhinjtë e vegjël...nuk kam kaluar e nuk kam asnjë projekt të kaloj në parti të tjera, të djathta, të majta, të qendrës.”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore