PD: Drejtori në Prefekturën
e Tiranës i dënuar për drogë
Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt qeverisë sa i përket emërimeve më të fundit në instancat e ndryshme duke e lidhur me çështjen trafikut të lëndëve narkotike. Nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, opozita është shprehur kundër emërimit të Gehart Gjashtës si Drejtor të Shërbimeve
Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt qeverisë sa i përket emërimeve më të fundit në instancat e ndryshme duke e lidhur me çështjen trafikut të lëndëve narkotike.
Nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, opozita është shprehur kundër emërimit të Genart Gjashtës si Drejtor të Shërbimeve dhe Personelit në Prefekturën e Tiranës, i cili sipas tyre më parë ka qenë i dënuar për trafikim lëndësh narkotike.
“Rama ia beson shërbimet e Prefekturës më të madhe në vend, të dënuarit për trafik droge Kryeministri Edi Rama ia ka besuar shërbimet dhe personelin e Prefekturës së Tiranës, më e madhja në vend, një të dënuari me 10 vite burg për mbajtje dhe trafik droge në Greqi,”-ka thënë Vorpsi gjatë një deklarate për shtyp për mediat.
Sipas Partisë Demokratike qeveria Rama është duke u riaktivizuar kanalet e trafikimit të drogës.
Ja deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi:Zëdhënësja Vorpsi denoncon emërimin e të dënuarit me 10 vite burg për trafik droge, si Drejtor të Shërbimeve dhe Personelit në Prefekturën e Tiranës
PD: Rama ia beson shërbimet e Prefekturës më të madhe në vend, të dënuarit për trafik droge Kryeministri Edi Rama ia ka besuar shërbimet dhe personelin e Prefekturës së Tiranës, më e madhja në vend, një të dënuari me 10 vite burg për mbajtje dhe trafik droge në Greqi.
Gehart Gjashta është dënuar fillimisht nga gjykata e shkallës së parë në Greqi me 16 vite burg, më pas gjykata e Apelit në Greqi, në vitin 2004, ka lënë dënimin me 10 vite burgim, me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Me këtë vepër penale që ka kryer, dhe me dënimin e marrë nga drejtësia greke, Gehart Gjashta plotëson kriteret e Edi Ramës për të marrë një detyrë të rëndësishme, një post kyç në Prefekturën e Kryeqytetit.
Rilindja e Edi Ramës po rezulton çdo ditë një parajsë për bosët e drogës, të cilët jo vetëm kanë riaktivizuar kanalet e trafikimit, duke arritur kulmin e aktivitetit kriminal, por kanë kapur dhe postet dhe zyrat e rëndësishme të shtetit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18