TIRANË, 23 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për klientelizëm për tendrat, duke abuzuar me shumën 96 miliarde leke për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave.
Koordinatorja për marredhëniet më publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, doli sot në një deklaratë për mediat dhe u shpreh se "96 miliarde lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave me 30 mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transperante. Kjo eshte një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%.
Po ashtu, Duma duke pretenduar se ka fakte dhe dokomenta per këtë aferë, u shpreh se "bëhet fjalë për një nga tenderat më të rëndësishëm të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Në fakt, një nga tenderat më të rëndësishëm të jetës së njeriut. Këto luhatje në transaprencë, janë pasqyrim i asaj cka qeveria e di sa shumë e rrezikshme është të planifikosh një koncesion të dyshimtë, në shifrën e 96 miliarde lekë", theksoi ajo.
"Partia Demokratike i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky projekt abuziv e korruptiv", u shpreh Duma. /a.ke/








