PD: Durrësi vetëm me një urgjencë
mjekësore, spitalet janë pa barna

PD: Durrësi vetëm me një urgjencë<br />mjekësore, spitalet janë pa barna
Në Durrës, ka vetëm një pike urgjence në spital, ndaj është e nevojshme të hapen disa pika të tjera me qëllim ofrimin e shërbimit sa me afër pacientit dhe lehtësimin e fluksit të spitalit. 

Ky është propozimi i bërë gjatë takimit që u zhvilluar në qytetin bregdetar mes mjekëve dhe specialistëve të shëndetësisë në Durrës dhe pjesëtarëve të Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.
 
Një tjetër shqetësim i ngritur ka qenë edhe mungesa e barnave në spitale dhe qendrat shëndetësore. 

“Departamenti i Shëndetësisë prezantoi dhe platformën e PD në këtë sektor, ku u theksua vënia në qendër të sistemit shëndetësor të pacientit, parim që do të jetë motori lëvizës i reformës në shëndetësi. Pacienti do të zgjedhë lirshëm mjekun apo institucionin që do të marrë shërbimin, dhe shpenzimet do të jene të rimbursuara nga sigurimet shëndetësore... Nga diskutimet u theksua se nuk mund të ketë reformë në shëndetësi dhe sukses të saj pa përfshirjen në proces të profesionisteve. Objektivi i reformës do të jetë rikthimi i dinjitetit të mjekëve, si nga ana profesionale, statusit shoqëror dhe shpërblimit dinjitoz”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'