Vendimi i kryetarit të PD Lulzim Basha vitin e kaluar, vazhdon të mbajë të ngrirë kreun e PD dega Durrës Osman Stafa, pra praktikisht dega e dytë më e madhja në vend është pa kryetar.
Stafa thotë se është kryetari legjitim i kësaj dege dhe se ndaj tij është shkelur statuti i PD.
Në këto kushte,sipas Stafës Durrësi është pa opozitë e për pasojë qytetarët ndjehen të pa mbrojtur nga abuzimet e qeverisë.
Kreu i ngrirë i Durrësit bën fajtor strukturat drejtuese të PD për këtë situatë.
Nga Tirana nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kësaj situate thotë ai ndërkohë që apelon për një bashkim të PD.
Stafa thotë se do të jetë aty edhe nëse do të bëhen zgjedhje për kreun e PD duke qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.
“Dega e PD më shumë se një vit e mbyllur, është për të ardhur keq, pasi jemi në opozitë, dhe zëri i saj ka munguar.
Misioni i opozitës është të denoncojë dhe të mbrojë qytetarin. Sikur është situata ekonomiko-politike ashtu është edhe e PD.
Basha duhet të ndërtojë një platformë bashkimi të së djathtës dhe shoqërisë shqiptare, por e shikoj larg.
Unë besoj se zgjidhja do të vijë, edhe pse është vonë. Unë jam kryetar legjitim, por nëse do të ketë garë do të vijoj të jap kontributin tim” deklaroi ai për Report Tv.
PD është përfshirë ditët e fundit nga debatet, ndërsa Kryesia vendosi që të bëhet një analizë për humbjen në 25 qershor.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO