PD e Berishës denonocon: Zv.sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Ministrave ushtron detyrën e avokates private! Të nisë hetimi

PD e Berishës denonocon: Zv.sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Ministrave ushtron detyrën e avokates private! Të nisë hetimi

Ledina Mandija

Sekretarja për Anti Korrupsion në PD e Berishës, Ledina Mandija kërkon që të nisë hetimi për shpërdorim detyre ndaj Elira Kokonës, zv.sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave. Sipas saj, Kokona rezulton në konflikt interesi se nuk ka hequr dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat ndërsa është emëruar zv.sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave.

Mandija thotë se me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës dhe paralelisht ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut. Sipas saj, duhet të nisë menjëherë hetimi pasi ka konflikt interesi në ushtrimin e detyrës së avokates private kur mban një post në administratë.

“Elira Kokona, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ishte projektuar të shërbente në nivelin më të lartë drejtues të administratës shterore, në mënyrë preferenciale, duke u emeruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në shtator 2013, duke pretenduar se ishte e pavarur dhe do t’i shërbente interesit më të lartë publik. Po në fakt Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës kishte më tepër merak të kishte nën kujdes interesin e kilientëve të saj.

Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.
Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.

Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.

Çuditërisht familjarët dhe klientët e Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të Nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as njoftohen nga Qeveria, në mënyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.

Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto çështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.

Zv. sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike. Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut.

PD e ka cilësuar konflikt të pastër interesi ushtrimin e detyrës së avokates private në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Arbitrazhit të Edlira Kokonës, e cila aktualisht mban dhe postin e zëvëndëssekretares së përgjithshme të Këshillit të Ministrave”, tha Mandija.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”