Dekriminalizimi për Agron Malajn, prokuroria: I dënuar, tani ta vendosë KQZ! PD: Armëmbajtja ndalohet gjithë jetën

Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi kërkon shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të matit Agron Malaj. Reagimi i Bardhit vjen pasi prokuroria e përgjithshme dhe sektori i dekriminalizimit kanë përcjellë pranë KQZ-së dhe Bardhit rezultatet e verifikimit për Malajn.

Sipas Bardhit ‚‘‘4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm. Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin. Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat’’ thotë Bardhi.

Ndërsa prokuroria në rezultatet e saj në paragrafin 4, pika 3.5 shprehet se për faktin penal paçka ndryshimeve të bëra ndaj Malajt do të aplikohej kodi penal i 1999 edhe nëse ai gjykohej sot, por nëse preket apo jo nga dekriminalizimi ligji 138/2015 i takon KQZ.

Ndalur tek dënimi sipas verifikimeve të prokurorisë ai rezulton se në 1999 ka dënim me 10 muaj burg më 7 tetor 1999, ndërsa vendim të formës së prerë e ka marrë më 18 tetor 1999. Këtë dënim të Malajt prokuroria e ka konfirmuar edhe nga shkresa e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve e cila thotë ‘‘i dënuar brenda territorit të Shqipërisë me 10 muaj burg, rehabilituar".

Ndërkohë ligji i dekriminalizimit për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve sikur është dënuar Malaj me kodin penal të 1999 278/2, i cili sot është neni 278/5 ka si masë ndaluese gjithë jetën për të kandiduar në poste të larta sikur është edhe kryebashkiak paçka se ti mund ta vetëdeklarosh në formularin e dekriminalizimit.

Për këtë rast pritet të mblidhet komisioni qendror i zgjedhjeve i cili do të vendosë nëse do ja heqë apo jo mandatin Malajt i cili është në postin e qytetarit të parë të Burrelit prej qershor 2019.

Si ndodhi ngjarja ku Agron Malaj u dënua për armëmbajtje pa leje? Gjithçka ka nisur nga një konflikt lidhur me likuidimin për dëmtimin e bërë një motoçiklete mes shtetasit B.B. dhe berberit me iniciale K.K. Situata nga konflikti verbal ka precipituar në grindje fizike, ku në atë moment Agron Malaj ka nxjerrë pistoletën, që e kishte pa leje dhe ka qëlluar në këmbë shtetasin me iniciale B.B. Ngjarja ka ndodhur në 29 mars të 1999 në qytetin e Burrelit, para mjedisit kut ushtronte aktivitetin e tij berberi, dhe nga kjo Agron Malaj është dënuar për  'armëmbajtje pa leje'  sipas ligji të Kodit Penla të kohës, që ka ndryshuar në vijimësi.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë i prokurorisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Vendimi për kryebashkiakun e Matit, PD: Prokuroria na dha të drejtë, t’i hiqet mandati Agron Malajt

Partia Demokratike ka kërkuar që t'i hiqet mandati kryembashkiakut të Matit Agron Malaj. Në një reagim, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se Prokuroria i ka dhënë të drejtë, duke thënë se ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Reagimi i Gazment Bardhit

4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË

Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

       a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas nenit 278 paragrafi i pestë i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcakton ndalim për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit për të gjithë jetën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syri: 09/06/2020 15:34

    Po pse e ndryshuat lajmin ju mor shoket e partise, njehere para nje ore thate doli paster e tani tjeter per tjeter. Sa ne hall jeni mo ditebardhe, sdini si e si ta mbeshtesni rilindjen por me kot!

    Përgjigju
  • o bardho?!: 09/06/2020 14:42

    po pse nuk e permnd qe ky nuk e meriton qe te jete ne nje funksion publik se ka qene pjese e gardes qe beri masakren e 21 janarit? Apo thuaj ajo ishte kohe tjeter kur PD mund te bente cfare te donte dhe jane me imunitet krimet e bera ne ate periudhe...langaraqe

    Përgjigju
  • Arda: 09/06/2020 14:07

    Asnje rilindas s'preket se jane kriminelet me t'medhenj n'bot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve