Partia Demokratike në Lezhë po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale.

Në këtë garë elektorale marrin pjesë tre kandidatë: Donika Ndoj, Salvador Kaçaj dhe Paulin Marku.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në këtë degë kanë të drejtë vote, ndërsa interesi për pjesëmarrje në proces vlerësohet i lartë.

PD flitet se do të mbahen zgjedhje në të gjitha strukturat, por edhe për kryetarin e partisë në muajin prill.

Po ashtu, kupola drejtuese e PD-së ka nxjerrë një vendim për rishikimin e anëtarësisë, një vendim ky i kundërshtuar nga disa kritikë brenda partisë, të cilët pretendojnë se po bëhet me synim që të përjashtojë demokratët nga partia.