PD e lidhur me 613 kg kokainë? Vjen reagimi i parë nga selia blu, Strazimiri: Ja kujt i përket droga

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas akuzës së fortë të kryeministrit Edi Rama dhe PS se zyrtarët më të lartë të PD janë të lidhur me 613 kg kokainë të kapur në Maminas më 28 shkurt të këtij viti.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, e ka cilësuar këtë akuzë një skenar kriminal mashtrimesh nga kryeministri Rama, ndërsa ka shtuar se droga e Maminasit është e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Sipas tij, kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare. Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi Rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit. Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij. Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd. Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste. Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.

Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze. Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.

Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Gent Strazimiri, deputet i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 22/05/2018 18:23

    Po Tirona ta ka bo m** me kohe o zgjebe, kur si trim me kobure ne brez prishje lodrat e kalamojve.Ptu rrace e keqe.

    Përgjigju
  • Erik: 22/05/2018 15:15

    Po me ç'llogjike e thone eshte droga e qeverise, kur qeveria po i kap dhe i burgos keta te grupit te vet?! Kush eshte ai idiot ne kete biznes qe behet bedel i qeverise dhe denohet me 20 vite burg i kapur nga policia e kesaj qeverie dhe eshte aq ushtar i bindur sa nuk i nxjerr emrat "e padroneve" Rama apo Xhafaj? Po ky Rame e ky Xhafe kaq budallenj jane qe çojne dem nje biznes te vetin 500 milion Eurosh per t'i hedhur hi syve BE-se?

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 22/05/2018 15:06

    Pp po o qeros bjeri fyellit ti, se ai maloku juaj e ka hap barkun ke agjendet e gjerman.

    Përgjigju
  • Faik: 22/05/2018 14:59

    Të vimë në Protestë për ÇFARË ??! Për të Sjellë KRIMINELËT e PD KOKAINËS në PUSHTET !!! Edhe Bufi e dinte që ajo ishte KOKAINA juaj , dhe ju HORRAT e PD KRIMIT , prandaj Nuk e doni të NDERUARIN FATMIR XHAFAJ , sepse Zoti XHAFAJ ju bëri 20 MILJON EURO Dëme !! Prandaj jeni Xhindosur dhe jeni bërë si ÇAKENJË dhe HIENA kundër FATMIR XHAFËS sepse FATMIRI dhe SAIMIRI ju Shkëputi MILJONAT e €UROVE nga XHEPI , që futeshin në SHQUP nga NARKO-TRAFIKU! Juve të PD KRIMIT doni Ministër të Brendshëm Blendi Klosin ose Blendi Çuçin që të Flenë GJUMË , ose të bëjnë 'QORRIN' me ju PLEHRA , dhe ju të Vazhdoni Punën me KRIMINELË dhe VRASËS ORDINERË !!! Ju FUNDËRRINAT e PDsë jeni NARKO-TRAFIKU , KRIMI , dhe HAJDUTËT më të Pështirë të Shqipërisë!

    Përgjigju
  • Babale Muti: 22/05/2018 14:43

    Po po se ka plot Babale qe do ju vijn ne protestë..lat nam o PD kapet fundin me ate plehre "pergjim" jeni ber komplet te pabesueshem ne popull,dhe ne militantet e ndershem te Pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë