PD e PDIU kundër ministrit në
krye të Këshillit të Shoqërive Civile
PDF- Pr.ligji për Këshillin e OJQ-ve

PD e PDIU kundër ministrit në<br />krye të Këshillit të Shoqërive Civile<br />PDF- Pr.ligji për Këshillin e OJQ-ve
TIRANE - Projektligji i  qeverisë për krijimin e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile ka sjellë debate në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale. 
Kryetarja Albana Vokshi debatoi me  zëvendësministren Gentiana Sulaj duke e konsideruar këtë ligj si tentativë për të kontrolluar shoqërinë civile, pasi në krye të Këshillit është menduar të vihet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kundër draftit u shpreh dhe nga deputeti i PDIU-së, Omer Mamo.

Vokshi: Perse keni vendosur në projekt ligj që në krye të Këshillit të vendoset një ministër? Si mundet që zërin e shoqërisë civile ta përçoje një ministër? Ju nuk keni zbatuar modelin kroat që ju referuat.

Gentiana Sula: Pranë kryeministrisë janë për tu dëgjuar, jo për kontroll. Kemi përcaktuar ministrin e MMSR si drejtues të Këshillit Kombëtar të shoqërisë civile për t’i dhënë më shume zë këtij këshilli dhe kërkesave që vijnë nga shoqatat dhe që i drejtohen qeverise. Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile është vetëm për këshilla jo vendimarrës.

Vokshi: Edhe në qeverinë tonë dhe në qeverinë tuaj një grup shoqatash i marrin të gjitha fondet. Si mund të çahet kjo.

Omer Mamo: Dikur qeveria mbështeste me fonde OJF që janë përdorur për të protestuar kundër opozitës. Si është menduar të shmanget përdorimi politik i shoqatave?

Sula: Ne nuk e monitorojmë Agjencinë e Mbështetjes së Shoqërisë Civile. Ne mbrojmë këtë ligj për këtë organ këshillimor. 
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët