TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi dje në Durrës projektin e tij për të drejtuar Partinë Demokratike. Gjatë ceremonisë së organizuar për 23 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Durrës, Basha pohoi se projekti për të ringritur partinë do të nis me rikthimin e figurave të vjetra të  debuara brenda PD-së në mënyrë që të ul përçarjet që ekzistojnë brenda grupit. Në fjalën e tij përshëndetëse përpara anëtarëve të PD-së në Durrës, Basha theksoi vet se PD-ja aktualisht është e ndarë në disa pjesë dhe pohoi se anëtarët e partisë duhen bashkuar sërish në mënyrë që kjo forcë politike të forcohet dhe do të bëhet nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme të partisë.

“Bashkimi dhe ribashkimi i gjithë themeluesve pa përjashtim, nga partia në qendër e deri te seksioni më i vogël në bazë; bashkimi dhe ribashkimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar, që kanë qëndruar, që kanë mbajtur të fortë e të pathyeshme Partinë Demokratike, që janë ringritur nga humbjet, që kanë qenë protagonistë të rikthimit të Partisë Demokratike në forcë të madhe të qeverisjes dhe ndryshimit të Shqipërisë”, tha Basha në fjalën e tij. Ai përmendi edhe kontributin e Olldashit duke shtuar se: “Do ta kujtojmë e nderojmë kurdoherë si të tillë, si nismëtar, si qëndrestar, si opozitar, si ministër dhe figurë e ndritur e Partisë Demokratike”

Forumi Rinor
Ajo që ra në sy në fjalën e kreut të PD-së ishte ri-ngritja e formumit rinorë të PD-së në mënyrë që brenda partisë të vijnë prurje të reja nga votuesit shqiptarë. Konkretisht në fjalën e tij Basha theksoi se partia është e hapur për anëtarësimi ne të rinjve që sipas tij janë një kontribut shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike. Por kjo deklaratë e Bashës lidhet edhe me sondazhet e brendshme të PD-së. Konkretisht përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, Berisha prezantoi nismën e tij që të votojnë 16-vjeçarët dhe kjo erdhi për shkak se nga të dhënat e brendshme të partisë, rinia nënë moshën 18 vjeç ishte kryesisht e orientuar drejt PD-së.

Kjo gjë mesa duket po përdoret më së miri edhe nga ana e kreut të ri të demokratëve i cili ka këruar një riaktivizim të FRPD-së në mënyrë që anëtarësimet të rriten me ritme të larta pasi kjo shtresë e re e popullsisë për PD-në janë vota tepër të velfshme.
Në ceremoni ra në sy prezenca e deputetëve të qarkut të Durrësit si edhe kryetarit të PD dega Durrës, Igli Cara. Por nuk kaloi pa rënë në sy edhe mungesa e ish-kreut të demokratëve, Sali Berisha i cili edhe në festën e 23 vjetorit të themelimit të PD-së në Tiranë qendroi tepër pasiv duke dashur që epiqendra e vëmendjes të ishte Lulzim Basha. Dje në ceremoninë në Durrës ishin deputetët Igli Cara, Eduard Halimi, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi.

Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)