PD e përçarë për vlerësimin
e punës së departamenteve 

PD e përçarë për vlerësimin<br />e punës së departamenteve 
Në Partinë Demokratike ka pakënaqësi sa i takon punës së 22 departamenteve të ngritura pranë saj. Analiza e shtatorit që do të përfshijë PD-në, siç duket do të kalojë në sitë edhe punën e departamenteve në vitin e tyre të parë. Mësohet se një gjë e tillë është kërkuar nga grupi i kritikëve në PD, i cili përbëhet kryesisht nga brezi i “vjetër” i deputetëve demokratë, të cilët kanë shprehur divergjenca në vazhdimësi ndaj politikës së Bashës në drejtimin e opozitës.

Burime pranë PD bënë të ditur për Shqiptarja.com se vlerësimi i punës së departamenteve është në pikëpyetje, kjo pasi ekipet nuk kanë rezultuar në lartësinë e detyrës, në mbledhjen e fakteve dhe denoncimin e keqqeverisjes. Pikërisht këto dy elementë kanë qenë kryefjalë e politikës së Bashës pas ardhjes në krye të PD në Korrik të 2013-ës. Të njëjtit qëllim, atij të vënies në lëvizje të departamenteve, i shërben edhe urdhri i fundit i kryetarit Basha, i cili ka ngritur një grup pune nga disa departamente, për të zbritur në terren me qëllim evidentimin e dëmit ekonomik, social dhe mjedisor të shkaktuar nga shembja e ndërtimeve pa leje.

Kjo u cilësua si shkundje e departamenteve nga Basha, për punën e tyre të dobët. Por pavarësisht kësaj, kryetari Basha nuk ndan të njëjtin qëndrim me kritikët të cilët e shohin me skepticizëm punën e deritanishme të 22 departamenteve. Gjithsesi, jo të gjithë departamentet meritojnë të “ngelin në klasë”, pasi një pjesë ka qenë mjaftueshëm në funksion të opozitarizmit. Sikurse është edhe faktori kohë, më pak se 1 vit nga ngritja e departamenteve, që penalizon punën e departamenteve. Por, analiza e thellë në të cilën do të futet PD muajin e ardhshëm, s’do lërë jashtë vërejtjeve edhe 22 drejtuesit e departamenteve të PD.
 
Debatet
Krahas “përplasjeve” për mënyrën e drejtimit të opozitës nga Basha, ku përfaqësuesit e vijës “radikale” nuk pajtohen me “linjën e moderuar”, duket se debate ka edhe për funksionimin e brendshëm të PD. Dhe vëmendja është përqendruar tek sektorët që janë pranë Bashës, të cilët edhe asistojnë punën e tij. Kësisoj, kritikat e radhës kanë të bëjnë me punën e departamenteve, 1 vit pas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj.

Akuzat në adresë të krerëve të 22 departamenteve të Partisë Demokratike, vijnë kryesisht nga të “vjetrit”, të cilët pakënaqësinë e tyre për emrat e rinj të Bashës, e shprehën që 1 vit më parë, kur Basha i prezantoi emrat Këshillit Kombëtar. Jo pa qëllim dhe jo pa ironi, një prej ish drejtuesve të PD, aktualisht deputet, do të shprehej se kjo është “partia e re e Lulzim Bashës”, duke i atakuar 22 drejtuesit e departamenteve, si njerëzit e besuar të Bashës, të cilët u katapultuan në PD.
 
Basha
“Pavarësisht debateve, kryetari Basha nuk ndan të njëjtin qëndrim me kritikët të cilët e shohin me skepticizëm punën e deritanishme të 22 departamenteve. Duke i mëshuar faktit se, jo të gjithë departamentet meritojnë të “ngelin në klasë”, përsa kanë vetëm 1 vit në detyrë”
 
Kritikat
“Analiza e shtatorit mendohet të mos lërë jashtë vëmendjes edhe punën e departamenteve. Kjo është kërkuar nga të “vjetrit”, të cilët s’pajtohen me opozitën e moderuar të Bashës, por as me emrat e tij në nivelet drejtuese të PD, siç janë shefat e departamenteve”.


(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën