Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ekspertët thanë se cdo gje është e qartë, kërkohet reformë gjithëpërfshirëse radikale dhe urgjente. Sa i përket emërimeve në sistemin e Drejtësisë eskpertët e PD ndajnë të njëjtin mendim si komisisonin i venecias, 84 vota nuk sigurojnë pavarëisnë e institucioneve.
"Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë. Nuk funksionon një shumicë prej tre të pestash. Për arsyen e thjeshtë se nuk garanton një pjesëmarrje substanciale të opozitës dhe nuk ëhstë ky qëllimi në vetvete. Qëllimi në vetvete është që propozimet të cilat vijnë për tu investuar në funksione më të larta gjyqsore do të duhet që së pari të gëzojnë mbështetjen e gjërë politike në Parlament. Është koncepti i legjitimitetit demokratik. Së dyti, ka lënë të lirë e të hapur në mënyrë shumë elegante si njërën prej alternativave pikërisht shumicën prej dy të tretave. Në fakt edhe në rekomandimet tona kjo nuk është e vetmja mundësi që të garantojë konceptin e legjitimitetit demokratik"-tha Alibeaj në takimin me gazetarët për Reformën në Drejtësi
Në muajin Gusht PD depozitoi 300 rekomandime e më pas iu drejtuan Komisionit të Venecias, veçmas pasi mazhoranca pasi palët nuk u dakortësuan për një draft të përbashkët. Pak ditë më parë komsisioni i Venecias publikoi rekomandimet për Reformën në Drejtësi.
Ndërkohë në fjalën e tij Eduard Halimi i ka bërë një ftesë të gjithë palëve politike të zbatojmë reformën me një dialog të sinqertë Halimi theksoi se drafti i ri duhet të hartohet nëpërmjet një procesi dialogu të sinqertë mes palëve, ashtu si dhe komisioni i dekriminalizimit.
"Reforma në drejtësi duhet ti nënshtrohet për vlerësim Komisionit të Venecias. Ka qenë ky kusht i opozitës sikurse ju e mbani mend të gjithë për të qenë dhe për të marrë pjesë në këtë proces. Është fakt po ashtu i ditur botërisht se opozita ka marrë pjesë me një kontribut konkret gjatë procesit të kësaj reforme. Në muajin Gusht ne depozituam 300 rekomandime si dhe më pas, jo për shkakun tonë iu drejtuam Komisionit të Venecias, vecmas pasi mazhoranca nuk pranoi që ti linte kohë të dyja palëve që drafti ti nënshtrohej, gjykimit të ekspertëve të opozitës.
Dhe ishte qëndrimi dhe angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë që bëri të mundur që drafti i opozitës të shkonte në Komisionin e Venecias dhe të trajtohej atje. Ndaj dhe një falënderim të thellë duhet të jap ambasadës së SHBA dhe personalisht ambasadorit Donald Lu, i cili bëri të mundur me përpjekjet e tij vendosjen e një dialogu të tillë duke i dhënë mundësi opozitës që dhe ajo të paraqiste pjesë në Komisionin e Venecias, draftin e saj
Një falënderim i përzemërt shkon dhe për Presidentin e Komisionit të Venecias në radhë të parë për procesin e zhvilluar deri në daljen e këtij drafti, duke i dhënë mundësin opozitës të paraqiste draftin e saj të publikohej drafti në ueb e Komisionit të Venecias, për takimin dhe dialogun konstruktiv dhe të sinqertë që zhvilluan anëtarët e Komisionit me reportërt gjatë vizitës që ata bënë në muajt e kaluar në Tiranë si dhe për mundësinë që i dha ekspertëve të opozitës për të shprehur qëndrimet e opozitës në seancën plenare të ditës së shtunë.
Një falënderim të jashtëzakonshëm përvec procesit, Komsionit të Venecias për draft raportin i cili në mënyrë profesionale detajon të gjithë shqetësimet e opozitës lidhur me reformën në drejtësi. Draft raporti i Komiionit të Venecias analizon dhe gjen tërësisht të drejtë shqetësimet e opozitës dhe gjithë opinionit publik për problemet që pasqyronte përmbajtja e draftit lidhur me kapjen politike të sistemit. Ky dokument çmonton skemën e kapjes politike të drejtësisë dhe është udhërrëfyesi më i mirë më profesional për të ecur drejt një pakete që do të garantojë largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar , eliminimin e frymës dhe praktikave koorporativiste në qeverisjen e pushtetit gjyqësor, rritjen e përgjegjshmërisë dhe instalimin e mekanizmave të fortë e të qëndrueshëm llogaridhënës. Dokumenti gjen problematike komponentët në draft për të marrë në kontroll të plotë drejtësinë nga politika dhe ekzekutivi , komponentë të cilët do të prezantohen sot për publikun nga dy ekspertë të Partisë Demokratike.-tha deputeti demokrat
PD, bashkëbisedimi për Reformën në Drejtësi
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)