TIRANE - Partia Demokratike ka sulmuar deklaratat që kreu i PS-së Edi Rama ka bërë këto ditë në takimet e tij elektorale. Gerti Bogdani, tha se Rama e kërkon pushtetin dhe mbajtjen e karriges së PS-së me aq dëshpërim, saqë për këtë është gati të thotë dhe të bëjë çdo gjë.

“Edi Rama e kërkon pushtetin dhe mbajtjen e karriges së PS me aq dëshpërim, saqë për këtë është gati të thotë dhe të bëjë çdo gjë. Por çdo herë që qytetarët kanë kërkuar që Shqipëria të ecë përpara, Rama ka bllokuar, bojkotuar, ka hyrë në greva urie, ka përdorur dhunë dhe ka dalë në protesta.

Sepse Rama kujdeset vetëm për veten e tij dhe për të rritur pushtetin personal. Ka ardhur koha që Rama të ndalë fyerjet e tij ndaj inteligjencës dhe mençurisë së popullit”, deklaroi Bogdani.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)