TIRANË - Partia Demokratike ka sulmuar Edi Ramën për qëndrimet e tij ndaj ushtrisë. Sot pasdite PD ka dalë me një deklaratë për shtyp kundër liderit të opozitës, Edi Rama. Nëpërmjet zëdhënëses së kësaj partie, Laura Vorpsi, e cila ka lexuar se "e dimë që Edi Rama e ka quajtur Naton edhe natë, madje ka protestuar kundër anëtrësimit në të. Vetëm Edi Rama arrin të ofendojë trupat tanë kundër terrorizimit, krenarinë tonë kombëtare. Edi Rama duhet t’u kërkojë ndjesë atyre dhe familjeve të tyre. PD është krenare për Shqipërinë dhe ushtarët që i shërbejnë vendit", thekson deklarata e PD-së.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)