PD: Ekonomia në humnerë, Rama
hap ekspozita në Hong-Kong

PD: Ekonomia në humnerë, Rama<br />hap ekspozita në Hong-Kong
Situata ekonomike në vend dhe raporti i fundit i Bankës Botërore për lehtësitë e të bërit biznes, ku Shqipëria kishte shënuar ulje me 35 vende, është bërë objekt diskutimesh në seancën e sotme parlamentare.

Por pavarësisht vlerësimit të BB-së ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, u shpreh sot se ekonomia shqiptare po rritet, ndonëse rajoni po kalon një periudhë të vështirë.

"Ekonomia, megjithëse rajoni kalon një periudhë shumë të vështirë, megjithëse Italia që është partneri kryesor dhe Greqia kaloi një periudhë shumë të vështirë dhe influencoi në ekonominë Shqiptare drejtpërsëdrejti, ekonomia shqiptare u rrit me 2.82 për qind ne tremujorin e pare. Vitin e kaluar është rritur me 2.1 për qind dhe këtë vit besojmë që do rritet me 2.7 për qind dhe besojmë se do të jetë e dyta apo e para në rajon. A është mjaft? E kemi thënë shumë herë që nuk është mjaft," tha Ahmetaj.

Po ashtu ministri i Ekonomisë tha se vetëm në muaj, janë hapur mbi njëqind vende të reja pune të formalizuara. "Kemi folur për punësimin dhe është rasti t’i kthehemi premtimit sepse është I rëndësishëm. Kemi thënë 300 mijë vende pune. Janë vetëm në dy muaj mbi 100 mijë vende të reja pune, të formalizuara. Patjetër që nuk janë të gjitha vende pune të krijuara rishtazi, por janë vende pune të formalizuara dhe është shumë e rëndësishme që ekonomia kalon nga një fazë në fazën tjetër,"  u shpreh ai.

Sa i përket investimeve të huaja Ahmetaj deklaroi se ka një rritje prej 34% më shumë në krahasim me një vit më parë.

"Pjesa tjetër janë investimet e huaja. U lodhët duket thënë që nuk ka investime të huaja. Ka statistikë dhe statistika referohet me shifra. Janë 34 për qind më shumë në 6-mujorin e parë. Patjetër që debati është i shëndetshëm, ka apo s’ka aq shumë investime të huaja sa duhet të jenë. Patjetër që ne do të donim të kalonim në 1.5 miliardë apo dhe 2 miliardë. Po ka dhe një kontekst ku gjykohet ekonomia. Ka dhe një kontekst ku gjykohet statistika, dhe statistika gjykohet me atë që ka qenë një vit më parë apo dy vite më parë. Dhe vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë 268 milionë euro investime të huaja dhe në tremujorin e dytë janë 198 milionë euro. Janë shifra të sakta, nga Banka e Shqipërisë nëse doni, dhe është 34 për qind rritje në krahasim me një vit më parë".

Nga ana tjetër deputeti demokrat Edmond Spaho tha se rritja e pretenduar e ekonomisë nga qeveria, është veçse demagogji dhe këtë gjë e tregoi më së miri raporti i fundit i Bankës Botërore.

Për Ramën ekonomia është në drejtimin e duhur, punësimi është rritur, të ardhurat janë rritur, kemi rritje ekonomike, reformat po bëhen e populli është i kënaqur. Në diskutimin që unë bëra iu përgjia atij se po flet me demagogji pasi qytearët nuk ndjejnë asnjë arritje. I kujtova që sipas një raporti të institucioneve ndërkombëtare Shqipëria renditet e fundit për rritjen ekonomike. Shqipëria ishte e vetmja që kishte përkeqësim, në paga dhe papunësi. Pagat ishin ulur dhe papunësia po ashtu”, tha Spaho.

Më tej ai u shpreh se paratë e investimeve shkojnë për jaguar, në vend që me to të hapen rrugë, shkolla e spitale.

“I thashë Ramës që shqiptarët po ikën në Gjermani, më tha jo po ikin nga greqia. Ka dy ditë që shqiptarët në Gjermani po kthehen në Rinas dhe Rama duhet të shkoj t’i presë atje dhe jo  të bredh duke hapur ekspozita në Hong Kong. Nuk është detyra e tij të hap ekspozita por të qeverisë. Akoma më të çuditshme bëhen reagimet e qeverisë. Na thonë jemi në drejtimin e duhur. Humnera, qenka drejtimi i duhur. Jeni bërë si Ali Komiku, ai thoshte jemi mirë, kur forcat amerikane drejtoheshin drejt Bagdatit”, u shpreh Spaho  duke shtuar se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Maqedonia.

Në përfundim të fjalës së tij Spaho iu drejtua ministrit Ahmetaj: “Ministrit të Ekonomisë po i them se para se të dilte raporti i BB-së, të kishim si balonën me ngjyra, nga ato që t’i pikturon Rama, raporti t’i hoqi ngjyrat, ke mbetur balonë”.

Fjala e Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj në Parlament.

Filluam për procedurë dhe u fol për ekonominë apo për varfërinë. Besoj që është gjëja e duhur për të folur. Duke u nisur nga tenderët, unë nuk po i referohem fare tenderëve. Mund t’u kujtoj që qeveritë në historinë e vet bëjnë tenderë, diku të drejtë, diku jo të fokusuar, siç ka qenë ai i Rrugës së Kombit që përfundoi me një dëm prej 300 milionë eurosh, por ky është një diskutimin që nuk i ngelet thjesht historisë, i ngelet edhe prokurorisë, edhe të ardhmes për të gjykuar çfarë do lloj tenderi. Nëse flisni për varfërinë e shqiptarëve referojuni asaj që keni lënë dhe të gjithë asaj vështirësie që kanë kaluar shqiptarët nën karrigen tuaj dhe asaj që kalojnë sot në përpjekje për të përmirësuar gjithë situatën ekonomike që e latë vet.

Po ju them vetëm një shifër. Kemi folur për punësimin dhe është rasti t’i kthehemi premtimit sepse është I rëndësishëm. Kemi thënë 300 mijë vende pune. Janë vetëm në dy muaj mbi 100 mijë vende të reja pune, të formalizuara. Patjetër që nuk janë të gjitha vende pune të krijuara rishtazi, por janë vende pune të formalizuara dhe është shumë e rëndësishme që ekonomia kalon nga një fazë në fazën tjetër. E dyta, që është po kaq e rëndësishme dhe vlen të theksohet. Ekonomia, megjithëse rajoni kalon një periudhë shumë të vështirë, megjithëse Italia që është partneri kryesor dhe Greqia kaloi një periudhë shumë të vështirë dhe influencoi në ekonominë Shqiptare drejtpërsëdrejti, ekonomia shqiptare u rrit me 2.82 për qind ne tremujorin e pare. Vitin e kaluar është rritur me 2.1 për qind dhe këtë vit besojmë që do rritet me 2.7 për qind dhe besojmë se do të jetë e dyta apo e para në rajon. A është mjaft? E kemi thënë shumë herë që nuk është mjaft.

Pjesa tjetër janë investimet e huaja. U lodhët duket thënë që nuk ka investime të huaja. Ka statistikë dhe statistika referohet me shifra. Janë 34 për qind më shumë në 6-mujorin e parë. Patjetër që debati është i shëndetshëm, ka apo s’ka aq shumë investime të huaja sa duhet të jenë. Patjetër që ne do të donim të kalonim në 1.5 miliardë apo dhe 2 miliardë. Po ka dhe një kontekst ku gjykohet ekonomia. Ka dhe një kontekst ku gjykohet statistika, dhe statistika gjykohet me atë që ka qenë një vit më parë apo dy vite më parë. Dhe vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë 268 milionë euro investime të huaja dhe në tremujorin e dytë janë 198 milionë euro. Janë shifra të sakta, nga Banka e Shqipërisë nëse doni, dhe është 34 për qind rritje në krahasim me një vit më parë. 

Thoni që nuk ka investime të huaja. Vetëm dje, për shkak të një procesi prej një viti, shumë transparent dhe të hapur për zonën e lirë Ekonomike te Spitallës ka pasur dy oferta, njëra prej të cilave ka ofruar 1.5 miliardë dollarë. Është një investim shumë i rëndësishëm, i mundshëm që duhet shërbyer deri në momentin që qartësohet dhe vlerësohet zyrtarisht.

Mos harroni që, po në kontekstin e financave publike, borxhi që latë ishte marramendës dhe i pakontabilizuar madje. Mos harroni dhe një gjë tjetër kur flisni për tenderët, cilët janë tenderët? Tenderë që keni lënë rrugët për gjysmë dhe i diskutoni. Për çfarë po flitet për koncesionet? Ka qenë investimi i mundshëm për Fier-Vlorë? Nuk ka qenë i mundshëm për Fier-Vlorë me financat publike dhe është hapur tender ndërkombëtar. Ka fituar kush? Ka fituar një kompani.
Vazhdojmë për shëndetësinë. Janë shërbime që nuk i ofron dot shteti, nuk i ka ofruar më parë, ndoshta me të drejtë sepse nuk ka para t’i financojë. Atëherë hap mundësinë e koncesionit dhe koncesioni është një tender gjithashtu i hapur ndërkombëtar dhe fitojnë kompani. Rëndësi ka që të jetë transparent, të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të jetë me kosto efektive, e cila ka ndodhur.

Por të jetë për makina, ju bëtë skandalin më të madh. E para, Ish-Kryeministri mori një makinë 700 mijë euro. E dyta, ju morët makinat e shtetit dhe i shitët me gjysmën e kostos për zëvendësministrat, drejtorët e gjithë personaliteteve tuaja politike. Ju keni blerë makinat e shtetit me gjysmën e çmimit dhe e keni lënë administratën ditë e zezë. Çfarë vini e diskutoni këtu për tenderë? Ju nuk duhet të flisni fare deri atë ditë që realisht të keni ribërë gjithë botën tuaj politike dhe të brendshme në raport me shqiptarët, për atë që i latë.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet