PD: Ekonomia në rënie me çdo
tregues, Rama mburret sërish‏

PD: Ekonomia në rënie me çdo<br />tregues, Rama mburret sërish‏
Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit të vendit Edi Rama se në Shqipëri nuk ka përkeqësim të klimës së biznesit, ka reaguar Partia Demokratike ku përmes nënkryetarit të saj Edmond Spaho ka thënë se ekonomia shqiptare është në rënie me çdo tregues, ndërkohë që Rama mburret sërish.

Në një dalje të posaçme për mediat, Spaho ka thënë se kryeministri gënjen, siç ka bërë edhe për çështje të tjera, ndërkohë që faktet për ekonominë kanë rënie të theksuar.

Sipas tij këtë e fakton RAPORTI I Dhomës Amerikane të Tregtisë, largimi dhe mosardhja e investitorëve të rinj, eleminimi i konkurencës  etj.

Ja deklaratë e plotë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho
I njëjti kryeministër që thotë nuk ka përgjime të paligjshme, ndërkohë që përgjime të paligjshme ka pasur, i njëjti që thotë s'ka trafik droge, kur droga ka mbu​luar vendin, i njëjti që tha Elvis Rroshi nuk është dënuar asnjëherë, kur ai ishte dënuar më shumë se një herë, deklaroi sot në një retorikë 40 minutëshe se ekonomia qenka mirë.
Madje ai sulmoi me tone kërcënuese edhe bizneset që mund të kenë ankesa.
Ndërkohë, faktet për ekonominë janë këto:
Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur se besimi ka rënë me 4.83 pikë, dhe 65 përqind e të anketuarve janë shprehur se klima për biznes është e pafavorshme ose shumë e pafavorshme.
Më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë denoncoi korrupsionin e taksat e larta. Konsumi ka pësuar rënie në rekorde historike.
Eksportet dhe investimet janë në rënie, dhe këto tregues janë ekonomia e vendit.
Asnjë investitor i huaj nuk ka shkelur në këto tre vite, madje investitorët po largohen. Kryeministri vazhdon të krenohet me TAP-in dhe Hidrocentralin e Devollit, të dyja punë të nisura nga qeveria e mëparshme.
Konkurenca është eleminuar, vetëm nëse je mik i Ramës e klanit të tij të ngushtë përfiton tendera e fonde publike.
Kjo është ekonomia e Ramës dhe Ahmetajt të cilët vazhdojnë të flasin me “do të”, a thua se nuk ishin këtu këto 32 muaj, a thua se nuk janë ata shkaktarët e krizës së thellë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes