Deputetja e PD, Liljana Elmazi e shoqëruar edhe nga kryetari i PD, Dega Sarandë, Hariz Mema, ka vizituar ambientet e godinës së maternitetit të Sarandës “Kristo Kalivopulli” dhe spitalit të Delvinës, ku ka deklaruar se situata atje i ngjason një stalle ku rriten derrat.

Kushtet në maternitet sipas saj, janë skandaloze ku ka thënë se, në një spital ku mendohet që lind jeta, nuk mund të pranohet një gjendje e tillë.

spitali delvines

materniteti sarandes

Në këto mjedise vetëm sëmundje mund të marrësh pa për të lindur nuk lind dot normalisht”, ka thënë deputetja Elmazi. 

materniteti sarandes

Në spitalin  e Delvinës, ajo ka thënë se, ai nuk ngjason fare me një spital.

spitali delvines
 Foto të tjera..

Sapo dolëm nga një vizitë në spitalin e Delvinës, po spital i thënçin, se stallë derrash është shumë për ta quajtur këtë vend. Nuk e di se si mund të mjekohen këtu pacientët”, ka thënë deputetja e PD Liljana Elmazi. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)