TIRANE- Partia Demokratike ka vijuar sërish sulmet ndaj qeverisë për emërimët në administratë. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha se këto emërime janë të paligjshme, pasi “qeveria shkel edhe aktin e saj anti-kushtetues”. Sipas Bylykbashit rekrutimet ndalohen sipas ligjin të vjetër që nga data 1 janar, duke u vijuar se “çdo vend vakant tashmë mund të plotësohet vetëm me procedurat e ligjit të ri të nëpunësit civil”.
“Tashmë është fakt i njohur botërisht se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar aktin normativ me të cilin qeveria Rama-Meta shtyu për në datën 1 prill 2014 hyrjen në fuqi të ligjit të ri për nëpunësin civil.
Por qeveria vazhdon shkarkimet e nëpunësve dhe rekrutimet e paligjshme të militantëve socialiste sipas këtij akti normativ anti-kushtetues, dhe ne i kujtojmë kësaj qeverie se, që nga data 1 janar 2014, edhe sipas aktit normativ, ndalohet çdo rekrutim sipas ligjit të vjetër.
"Asnjë procedurë e re e plotësimit të një vendi të lirë, nuk fillon 3 muaj përpara datës së shtrirjes së efekteve të këtij ligji”.
Sipas aktit normativ anti-kushtetues, ligji i ri hyn në fuqi më 1 prill 2014 dhe sipas nenit të mësipërm, duke filluar nga 3 muaj para 1 prillit, pra duke filluar nga data 1 janar, nuk mund të bëhet asnjë rekrutim i ri sipas ligjit të vjetër.
Edhe truku që kjo qeveri përdori në shkelje të Kushtetutës, duke filluar nga data 1 janar 2014, nuk funksionon më. Çdo vend vakant tashmë mund të plotësohet vetëm me procedurat e ligjit të ri të nëpunësit civil”, tha Bylykbashi.
Sipas deputetit të PD-së, me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkarkimet dhe emërimët do të shpallen të pavlefshme.
“Deri më datë 1 prill, qeveria i ka duart të lidhura edhe sipas vetë aktit të saj normativ dhe nuk mund të rekrutojë militantët e saj.
Çdo punësim i ri pas datës 1 janar 2014 është absolutisht i pavlefshëm, është nul, dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik.
Sigurojmë të gjithë nëpunësit civilë të shkarkuar pas datës 1 tetor 2013 se edhe këto shkarkime do të shpallen nul dhe absolutisht të pavlefshme, sapo Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj.
Si pasojë e kësaj dispozite ndaluese taksative, çdo largim pas datës 1 janar shkakton boshllëk të paligjshëm në ushtrimin e funksioneve të administratës sepse askush nuk mund të zërë vendin e zbrazur.
Kjo e thekson edhe më shumë paligjshmërinë kriminale të shkarkimeve që po bën kjo qeveri, sepse po dëmton funksionimin e ligjshëm të shtetit”, vijoi Bylykbashi.
Partia Demorkatike i ka bërë thirrje qeverisë të ndalë shkarkimet e paligjshme, sipas saj. Ndërsa ka vijuar se përgjegjësit “do të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik, pasojë e këtij shpërdorimi flagrant, që vjen si pasojë e pagesës së dyfishtë për dëmshpërblimin e paguar për largimet e paligjshme dhe pagat e dhëna pa të drejtë militantëve partiakë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com