PD: ERE konfirmoi abuzimet e
qeverisë me energjinë, ja reagimi

PD: ERE konfirmoi abuzimet e<br />qeverisë me energjinë, ja reagimi
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha sot se raporti i fundit i ERE (Enti Rregullator i Enegjisë) “është rikujtesa për çdo shqiptar që sot paguan një faturë më të hidhur për energjinë”.

“Sipas ERE, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët u rrit me rreth 13 për qind gjatë 2015. Ky raport thekson se të gjithë tarifat e energjisë u rritën për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Akoma më tej, më shumë se gjysma e konsumatorëve të energjisë elektrike që harxhojnë më pak se sa 300 kv pra 56% e familjeve shqiptare kanë paguar mesatarisht 6% më shumë se sa në vitin 2014. Një familje e varfër, që jeton me më pak se 5 USD në muaj ka paguar falë të ashtuquajturës reformë mesatarisht 9.52 lek për kilovat në 2015 ndërsa në 2014 ajo paguante mesatarisht 8.89 lek për kilovat. Kështu raporti ERE, nxjerr edhe njëherë në pah genjeshtrën qeveritare se çmimi mesatar do të ulej për të gjithë konsumatorët. Duke faktuar edhe një herë se sot të gjithë konsumatorët, biznese apo familje, paguajnë 11.22 lekë/kilovat nga 9.22 që paguanin më parë”, deklaroi deputetja demokrate nga selia e PD-së.

“Eshtë e vërtetë që OSHEE ka arritur të mbledhë 12.25 mld lekë detyrime të prapambetura nga ana e qytetarëve nga viti 2007-2014, por nuk duhet harruar që borxhi që kjo kompani ka krijuar nga administrimi rilindas është pak më i lartë,  13.29 mld lekë vetëm në një vit. Shifrat janë kokëforta, shqiptarët sot paguajnë një çmim më të lartë energjie ndërsa OSHEE ka rritur detyrimet që konsumatorët kanë ndaj saj. Reforma energjetike ka fatin e çdo reforme tjetër të nisur nga kjo qeveri, gënjeshtër, propagandë dhe asnjë rezultat”, shtoi Tabaku.

Reagon Enti Rregullator i Energjisë
Pas deklarates se deputetes Tabaku, Enti Rregullator i Energjisë sqaron opinionin publik se bazuar në vendimmarrjen e Bordit të ERE, datë 26.12.2014, çmimi për konsumatorët familjarë u unifikua në 9.5 lekë/kËh, nga ai me dy fasha përkatësisht 7.7 lekë/kWh dhe 13.5 lekë/kWh që ishte.
“Në analizë të të dhënave të raportimeve të OSHEE sh.a, OST sh.a dhe KESH sh.a mbi çmimin mesatar të shitjes së energjisë elektrike për vitit 2015 rezulton se:
Çmimi mesatar i realizuar për konsumatorët familjarë në vitin 2015 rezulton të jetë 9.52 Lekë/kWh. Nëse struktura e çmimeve të konsumatorit familjar për vitin 2014 do të zbatohej për peshat specifike të sasisë së konsumuar gjatë vitit 2015, çmimi mesatar që do të paguanin familjet do të ishte 11.06 Lekë/kWh. Shifër kjo, dukshëm më e lartë edhe se ajo e realizuar në vitin 2015 prej 9.52 Lekë/kWh.
Ne argumentim të këtij konkluzioni sqarojmë se:
• Sasia e konsumuar në sistemin elektroenergjitik shqiptar në 2015 është 6.77% më e ulët se sasia e konsumuar në raport me vitin 2014. Evidentimi i konsumatorëve që merrnin energjinë në mënyrë të paligjshme (konsumonin pa limit) dhe faturimi korrekt për këtë kategori, solli ndër të tjera edhe zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike në total.
• Humbjet e vitit 2015 janë 31.34% në raport me humbjet e vitit 2014 prej 37.81%, të cilat tregojnë një ulje të ndjeshme prej 6.47 pike perqindje. Kjo diferencë në uljen e humbjeve të energjisë elektrike i korrespondon një sasie në total prej 587 GWh.
• Duke parë strukturën e konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë në vitin 2015, vihet re një ulje e ndjeshme e sasisë se konsumit të energjisë elektrike për nivelin deri në 300 kWh nga konsumatoret familjarë. Për vitin 2015, krahasuar me vitin 2014, kjo sasi është ulur me 37.7 pikë përqindje (nga 79.7% në 42%).
Këto tregues faktojnë rritjen e performancës së Operatorit të Shpërndarjes dhe Sektorit Elektroenergjitik në tërësi për vitin 2015.
Çdo interpretim i ndryshëm i këtyre të dhënave përbën një qendrim të pargumentuar e joprofesional.
Lidhur me Raportin e Vitit 2015, Enti Rregullator i Energjisë do të japë shpjegime të plota gjatë raportimit përpara Komisionit përkatës të Kuvendit të Shqipërisë.”- thekson ERE.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet