Duke uruar të pranishmit gëzuar festën e themelimit të partisë Demokratike, kreu i PD-së theksoi se PD është partia që do të shembë murin e bllokimit. Duke folur në Pallatin e Kongreseve Berisha nuk ka harruar të përmendë Azem Hajdarin duke thënë: Azem, ti je gjallë.
“Ne jemi ndryshimi sepse 22 vite më parë ndamë historinë dhe epokat dhe Shqipërinë vendin më të izoluar të planetit e bëmë anëtarë të NATO-s, bëmë që shqiptarët të lëvizin të lirë në mbarë Europën, ne që shembën murin e Berlinit, murin e korrupsionit, ne që shembën murin e Bashkisë do të shembin edhe murin e bllokimit. vota në 23 qershor është votë për integrimit, votë për të ardhmen”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se PD u themelua si partia e lirisë dhe të drejtave njerëzore.
“Qytetarë dhe qytetarë të mbarë Shqipërisë, të dashur aktivistë, simpatizantë, anëtarë gëzuar festën e pluralizmit, themelimin e Partisë Demokratike.
Sot ne qytetarët, demokratët, anëtarët e të gjitha forcave politike kremtojmë së bashku 22-vjetorin e themelimit në vendin më monistë të planetit të pluralizmit politik, themelimi i partisë së parë të vërtetë opozita të Shqipërisë, Partisë Demokratike. Jam sot këtu për t’u zotuar solemnisht PD do mbetet për jetë të jetëve partia e idealeve tuaja të lirisë, partia e të drejtave njerëzore, liria neni i parë i kontratës sonë me qytetarët shqiptar”, u shpreh Berisha.
BERISHA: PD, PARTIA E INTERESIT KOMBETAR
“Pluralizmi politik u themelua në një shoqëri në të cilën ai dhe të gjitha format e tjera të pluralizmit ishin shuar me zjarr dhe hekur nga Hitleri i pasluftës që Europa njohu, nga Enver Hoxha. PD u themelua si parti e idealit më fisnik të njeriut, idealit të lirisë, në vendin e shtypjes më të egër, në vendin në të cilën këto liri ishin të ndaluar me kushtetutë si parti e shpresave të pashuara të shqiptarëve. Si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit të Shqipërisë në NATO, nga vendi më i izoluar i shekullit. PD u themelua si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve, të kombit të ndarë në 5 shtete, komb në të cilin pushtuesit kishin vendosur spastrimin etnik në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare”, tha Berisha.
BERISHA: AZEM TI JE GJALLE
“Pas 29 nëntorit në 1912 themelimi i pluralizmit politik do të përbënte ngjarjen historike më të rëndësishme në jetën e qytetarëve dhe kombit shqiptar në tërësi. Shqipëria hyri në vitin ‘90 në vitin zero të ekzistencës së saj, do të dilte nga ai viti i bekuar lindjen në dhjetor të atij viti të pluralizmit politik shqiptar, nder për jetë studentëve plurator, djemve dhe vajzave që themeluan në dhjetorin e 90 pluralizmin politik shqiptar. Në dhjetor të 90 shqiptarët përjetuan një ringjallje të vërtetë të shpresës, studentët dhe studentët me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdari të mbështetur nga qytetarë, intelektual u ngritën në një betoj që kronistët e kohës e krahasuan me betejën e Davidit. Themeluan pluralizmin politik, Partisë Demokratike, Azem ti je gjallë”, u shpreh Berisha.
BERISHA: SOT FESTOJME DITELINDJEN TONE TE DYTE
“Ndaj ne sot festojmë së bashku jo thjesht ditën e themelimit të një partie, festojmë sëbashku ditëlindjen tonë të dytë, ditëlindjen e dinjitetit, shpresave të ardhmes sonë. Vëllezër e motra sot pas 22 vitesh në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë bëhet gjithnjë më e madhe vepra e atyre që themeluan 22 vjet më parë PD. Por sot mbi të gjitha shkëlqen më shumë se kurrë mundi, djersa, vizioni, energjia, puna krijuese, gjenia krijuese e qytetarit shqiptar e të rejave dhe të rinjve që me guxim të madh përmbysin më 22 mars të 92 diktaturën hoxhiste dhe në më shuam se dy dekada e shndërruan Shqipërinë në vendin e lirive dhe të drejtave të garantuar
BERISHA: PD, FORCA LOKOMOTIVE
“Ne vimë sot në 22-vjetorin e themelimit të PD si forca politike më e fuqishme në Europën ish-komuniste që u themeluan në vitin ‘90. Ne kremtojmë sot këtë përvjetor si forca politike më e fuqishme e vendit, si forca politike lokomotivë e proceseve të zhvillimit, por mbi të gjitha ne vimë në këtë 22-vjetor si forca politike e besimit më të madh të të rejave dhe të rinjve shqiptar atyre që themeluan PD, arkitektëve të të gjitha fitoreve të saj”.
BERISHA: LIRIA, KUSHTETUTA E PERJETSHME
Për ne këto 22 vite kanë qenë vite përpjeke dhe sfida të mëdha, vite gabimesh dhe suksesesh të mëdha mbi të gjitha historia jonë është historia e lirisë, mirë po për ne liria nuk është historia, për ne liria është kushtetuta e përjetshme e veprimit tonë
BERISHA: NE FORCA E NDRYSHIMIT
“Ne vimë sot si forca kryesore e ndryshimit, e ndërtimit të të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve, liria është magjia e ndërtimit të të ardhmes, ndryshimi dhe e ardhmja janë magneti ynë që nuk na lëshon kurrë. Të dashur të reja dhe të rinj kudo që jeni e di ju sepse ne jemi forca e ndryshimit, a e dini ju se ku qëndron sekreti ynë i përbashkët i ndryshimit? Në faktin se veprat janë fjalët tona, ne flasim me vepra, ne veprojmë me vepra, ne qëndrojmë me vepra, kjo është motoja jonë”.
BERISHA: FLASIM ME VEPRA, MANDATI I SHQIPERISE SE ZHVILLUAR
“Ne flasim me vepra dhe fjalët i kemi vepra, ato ditë kur themeluam PD dhe kur erdhëm në pushtet gjetëm një vend të vidhisur në honët e historinë, më të varfër në planet, një vend nga i cili njëlloj si në përshkrimet biblike qytetarët e saj u vërsulën drejt detit për një jetë më të mirë, sot pas 22 vitesh falë mundit ,djersës, sakrificave tuaja dhe të mbarë qytetarëve shqiptar në këtë vend të ardhurat janë rritur 35 herë më shumë se në çdo vend tjetër të Europës dhe globit. Ne ende nuk jemi një vend i zhvilluar por kemi energji, entuziazmi, vizioni për ta bërë Shqipërinë vend i zhvilluar, mandati i ardhshëm është mandati i Shqipërisë së zhvilluar.
BERISHA: ME NE, SHQIPERIA DIXHITALE
“Ne jemi ndryshimi sepse ne këto vite të krizës më të thellë që Europa dhe bota ka njohur në 90 vitet e fundit, me mundin dhe djersin, sakrificën, përkushtimit, qëndruam si Davidi. Sot ekonomia shqiptare ka 4 herë rritje se ajo rajonale. Shqipëria vendi i vetëm që ka dyfishuar rrogat dhe pensionet. Ne jemi ndryshimi sepse sot të dashur të reja dhe të rinj ne kemi nga nivelet më të larta në botë për ndjekjen e shkollave të larta ju Shqipërinë e dijes do ta çoni në lartësitë më të mëdha të dijes dhe zhvillimit. E nisëm me 4.8 % përdorimin e interneti, do të merrni internet me çmim më të ulët, Shqipëria dixhitale është mosha juaj, imagjinata juaj, merita juaj. Vetëm 2 viteve e fundit vendin tonë të bukur e vizituan mbi 8 milionë qytetarë nga mbarë bota, më shumë vizitorë në të gjitha kohërat. Mandatin e ardhëm ta nxjerrim Shqipërinë në krye të listës të destinacioneve turistike nga të gjitha vendet e botës”.
Në fund të fjalimit të tij para simpatizantëve të partisë Demokratike, Berisha tha: “Zoti e bekoftë Shqipërinë, rininë dhe flamurin e saj. Zoti i bekoftë miqtë e Shqipërisë kudo në botë. Zoti bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen. Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar. Fitore”.
PERPLASJE ONLINE MES LIDERVE
Më herët, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku vetëm para 4 ditësh Kryeministri ka hapur faqen e tij, kujtoi "atë natë të ftohtë dimiri", siç e quajti ai. Për Berishën, “themelimi i PD-së mund të quhet dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe”, sepse sipas liderit demokrat, ajo “u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë”. Ndërkohë që reagimi i mëtejshëm erdhi nga kryesocialisti Rama, i cili shkruajti në profilin në Twitter se pranon që “22 vjet më parë PD ishte shpresa”, por sipas tij sot ajo është zhgënjimi.
BERISHA NE FACEBOOK: SHPRESE, RAMA NE TWITTER: ZHGENJIM
Edi Rama nuk është më vetëm. Që kur Kryeministri Berisha ka hapur faqen e tij në Facebook pak ditë më parë, duke zbarkuar në botën e mediave sociale, përplasja mes dy rivalëve të politikës shqiptare tashmë zhvillohet edhe online.
Rastin e fundit e ofroi 11 dhjetori, datë në të cilën 22 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Nga faqja e tij në Facebook, ku në 4 ditë që nga krijimi i saj ka mbledhur gati 95 mijë fansa, Berisha rikujtoi “atë natë të ftohtë” dimri, siç e quajti ai.
Për Berishën, “themelimi i PD-së mund të quhet dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe”, sepse sipas liderit demokrat, ajo “u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë”.
Vetëm pak momente pas postimit të Kryeministrit në Facebook, Rama ka replikuar përmes profilit të tij në Twitter, nga ku e ndjekin mbi 40 mijë persona. Kreu i socialistëve pranon që “22 vjet më parë PD ishte shpresa”, por sipas tij sot ajo është zhgënjimi.
Rama ka vazhduar edhe më tej thumbimin, duke shtuar se vitin e ardhshëm PS do jetë në qeverisje për të rilindur Shqipërinë, ndërsa PD në opozitë për rilindur vetë. Nga këtu e deri në zgjedhjet e 23 qershorit, monologjet e Ramës online duket se do t’i lënë vendin dialogut, të paktën online. Ku me siguri s’do të mungojnë akuzat e ndërsjellta, por as batutat që të dy politikanët kanë dëshmuar se nuk i përbuzin.
Redakasia online
(eç/im/Gre.M/Shqiptarja.com)