TIRANE-Për dy krerët e lartë të shtetit sot është dhe dita e Çlirimit të Shqipërisë.  Por ndryshe nga kryeministri Berisha, Presidenti Topi ka preferuar të shmangë vizitën në varrezat e dëshmorëve, duke  shprehur se në mënyrë institucionale, detyrimet janë përmbushur, pasi dy këshilltarë të Presidencës kanë vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Ndërsa kryeministri theksoi se sot nderohet edhe një ditë tjetër e rëndësishme siç është edhe çlirimi i Shqipërisë.

“Çlirimi i Shqipërisë është një ditë që do të shndërrijë në historinë tonë kombëtare. Lufta jonë nacionalçlirimtare përbën periudhën më të ndritur. Nderim për të gjithë ata të cilët rrokën armët dhe e renditën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë së njerëzimit. Nder të madh për të gjithë ata që luftuan dhe ranë për pavarësinë e Shqipërisë”

Opozita feston nesër më 29 nëntor çlirimin e Shqipërisë. Kryetari I PS-së pritet që nesër paradite të zhvillojë homazhe në varrezat e dëshmorëve.