Partia Demokratike ka filluar fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Bëhet me dije se të ngarkuar me këtë proces janë dhe Mirela Bogdani, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko.

I dërguar “special” është aktori i humorit Julian Deda.

“Mbrëmë pata kënaqsinë që bashkë me Grupin Qëndror të Koordinimit z.Aldo Bumçi, z. Roland Bejko, zj. Mirela Bogdani dhe kryesinë e PD Dega 7, të hedhim hapin e parë në proçesin e përzgjedhjes së kandidaturave përfaqësuese politike për pushtet qëndror dhe lokal.

Nga sot PD Dega 7 nis proçesin e përzgjedhjes së kandidaturave përfaqësuese të saj.

Një proçes risi jo vetëm për PD por për gjithë politikën shqiptare. Ky proçes èshtë i bazuar në modelin e Konservatorëve Anglezë. Ky proçes i jep anëtarëve të Partisë Demokratike pushtetin dhe të drejtën e identifikimit, propozimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve politikë në nivel qëndror dhe lokal.

Ky proçes na jep mundësinë që të zgjedhim më të mirët mes demokratëve. Besimplotë që Dega 7 do të bëjë më të mirën e mundshme në këtë proçes”, shkruan Lefter Gështenja, një nga drejtuesit e njësisë 7 të PD në kryeqytet ne rrjetin social, teksa pasqyron kete aktivitet./Tema