PD: Fletërrufetë nuk i mbulojnë
dot zullumet e Ramës me energjinë‏

PD: Fletërrufetë nuk i mbulojnë<br />dot zullumet e Ramës me energjinë‏
Pas largimit me vendim të Këshillit të Ministrave të zv/ministres së Mjedisit, Diana Bejko, ka reaguar Partia Demokratike duke deklaruar se Rama po keqpërdor rastin e një zëvendësministreje debitore, për të bërë propagandë, por nuk ngjit kjo askund, tek askush.
 
PD i është rikthyer çështjes së emërimit të kreut të OSHEE-së, Ardian Çela dhe më tej është ndalur te çmimi i energjisë duke theksuar se po rritet çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 75% të qytetarëve.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Orjela Nebiaj
Nuk gjen dot asnjë thes Edi Rama që të mbulojë zullumet që ka bërë me energjinë.
 
Po keqpërdor rastin e një zëvendësministreje debitore, për të bërë propagandë, por nuk ngjit kjo askund, tek askush.
 
Nuk ngjit se mbarë opinioni publik e di se Edi Rama i fali kompanisë CEZ me një aferë të pastër korruptive e kundër interesave të shqiptarëve, 600 milionë euro.
 
Solli në krye të OSHEE hajdutët më të mëdhenj të energjisë dhe persona me precedent penalë.
 
Po gjobit me fatura abuzive mijëra familjarë.
 
Po rrit cmimin e energjisë elektrike për më shumë se 75 përqind të qytetarëve, pikërisht ata që kanë më pak mundësi të paguajnë.
 
Ka vënë drejtor të përgjithshëm, njeriun e tij, i cili po hetohet për një seri abuzimesh që ka bërë me fondet publike, për një dyzinë tenderash kur ishte në Bashkinë e Durrësit.
 
Ja ku është dosja që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në prokurori për një nga rastet. Shkelje të barazisë në tendera, dhe është bërë kallëzim penal ndaj tij.
 
Kështu që, fletërrufetë e tij dhe lincimi publik që po i bën një gruaje zëvendësministre nuk e ndihmojnë aspak të fshihet pas gishtit.
 
Edi Rama është i identifikuar në sytë e  gjithë qytetarëve si abuzuesi më i madh me energjinë, bashkë me cirakët e tij, hajdutë të pashembullt.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)