PD: Fondi i pyjeve, i biri tenderon
1.2 mln dollarë për firmën e babait

PD: Fondi i pyjeve, i biri tenderon<br />1.2 mln dollarë për firmën e babait
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka krijuar një skemë korruptive sa i përket tenderave të pyllëzimit në Ministrinë e Mjedisit, ku sipas saj ka favorizuar një kompani të caktuar duke i dhënë asaj 75% të fondeve.

Në një dalje për mediat Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi akuzoi qeverinë se i kanë dhënë kompanisë “ALB-Garden” 1.2 milionë dollarë, pjesë e fondeve në tenderat e pyllëzimit.

Sipas Malltezit, kjo është një aferë tjetër korruptive e dyshes Rama-Meta pasi organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në Ministri është i biri i pronarit të kompanisë në fjalë që fiton tenderat dhe përjashton të tjerët.

Më poshtë fjala e plotë për mediat e Jamarbër Malltezit:

"Sot jemi këtu për të treguar një rekord Gines që ka shënuar dyshja Rama-Meta, duke caktuar në krye të tenderave te pyllëzimit në Ministrinë e Mjedisit, një person, i cili i jep babait të tij plot 1.2 milionë dollarë ose 75% të fondit vjetor. I gjithë fondi vjetor për pyllëzimin prej 1.6 milionë USD, u nda mes dy firmave zyrtarisht sponsorizuese të dyshes Rama-Meta. Buletini zyrtar tregon se ALB-Garden, me përfaqësues z.Pjetër Trashaj, ka perlarë 1.2 milionë dollarë nga kjo Ministri, pra 75% të të gjithë fondit. Organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në Ministri është i biri i pronarit që fiton tenderat dhe përjashton të tjerët. Pas ardhjes në pushtet, Rama-Meta gjetën mënyrën më të drejtpërdrejtë për të shpërblyer donatoren e saj. I caktuan të birin shef në Ministrinë e Mjedisit, dhe ai i tenderon babait të tij herë pas here miliona nga taksat e qytetarëve të vendit. Deri më sot, plot 1.2 milionë dollarë. Ky është shembull i sistemit korruptiv dhe shëmbëlltyra e oligarkisë që ka ngritur Rama-Meta. Abuzim, përfitim, korrupsion, në format dhe madhësitë më ulëritëse. Teksa qytetaret vuajnë në papunësi, mjerim, errësirë dhe kërcënohen burg, oligarkët ndajnë milionat me klientët e tyre dhe këto miliona ju duken gogla."

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të