TIRANË- Jozefina Topalli është kërcënuar me mesazh nga deputeti Mark Frroku.
Partia Demokratike përmes një daljeje përpara medias ka bërë të ditur këtë lajm, ndërsa ka mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe Topalli ndaj deputetit Frroku.
 
“Ai bën mirë të paraqitet në fillim para drejtësisë përpara se të bëjë kërcënime të tilla”, është shprehur PD-ja përmes zëdhënëses Laura Vorpsi.
 
“PD, kërcënimin ndaj zonjës Topalli e sheh si vërtetim të asaj që denocon prej kohësh, të futjes në politikë të personave të dyshimtë. Para se të akuzojë, do të bënte mirë të sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë, se ai ka ende çështje të hapura në Bruksel, si ajo e vrasjes”, u shpreh zëdhënsja e PD-së, Vorpsi, duke theksuar se PD-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj.

“E kemi për detyrë qytetare dhe patriotike të mos pajtohemi me këtë situatë e të bashkohemi me krahun politik, që meriton qëndrim serioz në parlament”, ka përfunduar Vorpsi.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)