PD fshihet si struci: Protestën
e organizojnë qytetarët, jo ne!

PD fshihet si struci: Protestën<br />e organizojnë qytetarët, jo ne!
TIRANE- Partia Demokratike e mohon faktin se është organizatorja e protestës së ditës së sotme që do të mbahet përpara kryeminstrisë në oren 12:00. PD-ja është vetëquajtur thjeshtë si një mbështetëse e qytetarëve në këtë protestë. Ndërkohë që aleatët e PD-së, PDIU-ja dhe PDK-ja e dekonspirojnë këtë pretendim, kur pohojnë faktin se ata kanë pranuar ftesën e Partisë Demokratike për protestë.

Të pyetur nëse do t’i bashkohen protestës së ditës së sotme, aleatët shprehen se e mbështesin Partinë Demokratike dhe i qëndrojnë besnik marrëveshjes së nënshkruar me të. Pavarësisht se Partia Demokratike nuk e pranon se është iniciatore dhe organizatore kryesore në këtë protestë, zhvillimet e ditëve të fundit të bëra nga kreu i demokratëve e përgënjeshtrojnë këtë pretendim. Ka qenë vetë kreu i opozitës Lulzim Basha, ai që prej disa ditësh nuk ka reshtur duke bërë thirrje për protestë.

Madje para një jave ai mblodhi për këtë çështje edhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për të dhënë direktivat se si do të organizohet protesta. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha kishte thirrur edhe krerët e departamenteve nëpër rrethe për t’i orientuar për mënyrën e organizimit. Vetë depuetët e PD-së e kanë pranuar se Basha në mbledhjen grupit pralamentar ka parashtruar mënyrën se si duhet të organizohet protesta dhe si duhet të ndërtohet ajo. Ndërkohë që sot përpiqen të përgënjeshtrojnë veten, duke thënë se protesta udhëhiqet nga sindikatat dhe shoqëria civile.

Organizimi
Pavarësisht se Partia Demokratike vetëquhet si mbështetëse në këtë protestë ajo është organizatorja kryesore e saj. Vetë kreu demokrat ka lajmëruar se protesta do të mbahet sot në orën 12:00 dhe ka bërë thirrje që t’i bashkohen sa më shumë qytetar kësaj proteste. Militantë të ardhur nga të gjitha rrethet të organizuar nga kryesitë përkatëse, do të mblidhen në Sheshin Skëndërbej për të vijuar tubimin e tyre drejt kryeminstrisë, ku do të jetë dhe epiqendra e protestës. Në këtë protestë Basha ka zgjedhur të thotë i fundit fjalën e tij, duke u’a lënë sindikatave dhe shoqërisë civile që të thonë fjalën e tyre të parët në këtë protestë. Kjo me pretendimin se PD-ja është thjeshtë në mbështetje të tyre dhe se protestën po e bëjnë vetë qytetarët.
 
Protesta e PD-së, ja masat e Policisë së Tiranës
Policia e Qarkut Tiranë gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se janë marrë masat për sigurinë e rendit dhe qetësisë gjatë protestës së PD. Ndërkohë që ka njoftuar se do të bllokohet totalisht qarkullimi i mjeteve prej orës 11:00 deri në orën 16:00. Policia njofton të gjithë qytetarët se ndalohet parkimi i automjeteve në sheshin "Skënderbej", bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe në sheshin "Italia".
 
PD imiton vetveten, harron historinë e armëve kimike
Partia Demokratike dhe deputetët e saj pretendojne se protesta e ditës së sotme është një protestë  si ajo e armëve kimike e një viti më parë. Ata e vënë theksin tek e ashtuquajtura protestë qytetare. Duke pretenduar se ato do jenë në protestë si qytetar dhe si mbështetës të qytetarëve njëkohësiht. Por kur bëjnë një paralelizëm të tillë me protestën e armëve kimike, deputetët e Partisë Demokratike harrojnë se ajo protestë e nëntorit të shkuar ishte e gjitha produkt i qytetarëve, pa inicimin e asnjë force politike.

Kjo u pa qartë edhe në reagimin e qytetarëve, kur në mes turmës u shfaq ish-kryeminstri Berisha dhe kreu demokrat Lulzim Basha. Ata nuk mundën të qëndronin qoftë edhe për pak minuta në protestë pasi u përzunë në mënyrë demonstrative nga qytetarët protestues. Reagimet e qytetarëve treguan se prania e tyre ishte e tepërt dhe ata u larguan kokëulur si asnjëherë më parë. Kjo sepse ishte hera e parë në epokën postdiktaturës, kur një protestë organizohej dhe iniciohej e gjitha nga qytetarët dhe shoqëria civile pa ndikimin e asnjë force politike. Të gjithë ishin mbledhur në protestë pa ngjyra dhe pa bindje politike. 

Ndërkohë që sot po pretendohet e njëjta gjë nga Partia Demokratike. i gjithë ky pretendim i opozitës është një flluskë sapuni, pasi kanë qënë vetë krerët e PD-së, qoftë lideri historik Sali Berisha, qoftë kreu aktual Lulzim Basha, prej ditësh kanë lobuar në çdo lloj forme për këtë protestë. Duke u nisur që nga rrjeti social “Facebook”, tek deklaratat për shtyp nga selia e PD, takimet e Bashës nëpër rrethe dhe porositë e dhëna ne mbledhjen e grupit parlamentar. Absurdi më i madh i protestës së sotme është që ajo të paralelizohet më protestën e një viti më parë të armëve kimike. Protestë e cila ka hyrë në histori për nga mobilizimi dhe organizimi tërësisht qytetar i saj.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën