PD: 'Fusha SHPK' paguan për luksin e drejtuesve të bashkisë, të hetohet Mazniku

PD: 'Fusha SHPK' paguan për luksin e drejtuesve të bashkisë, të hetohet Mazniku

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka hedhur akuza ndaj kompanisë 'Fusha' duke thënë se kjo kompani po merr tendera pa garë dhe në kundërshim me ligjin. Sipas Zhupës 'Fusha shpk' në mënyrë që të përfitojë këto tendera shfrytëzon marrëdhëniet që ka me n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Edhe disa ditë më parë  PD-ja denoncoi përmes ish-deputetes Dhurata Çupi se biznesmeni Fusha, që sipas selisë blu është përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës dhe që ka paguar dhomat luksoze të hotelit në Barcelonë për n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Më pas Zhupa ka deklaruar se 'Fusha Shpk' ka përfituar 49 tendera me një vlerë rreth 40 milion euro ku 34 prej tyre sipas PD janë dhënë pa garë. ndër të tjera Zhupa kërkon që Prokuroria të hetojë pasi deri më tani nuk ka bërë asnjë hetim për Maznikun dhe 'dhuratën' që i është bërë nga kompania ' Fusha'.

Në fund Zhupa ka deklaruar se edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hesht pasi është mësuar që të vjedh me oligarkët. Më pas ka shtuar se e vetmja zgjidhje për këtë sipas PD është largimi i Edi Ramës.

Deklarata e Inza Zhupës:

"Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku. Justifikimi ishte se kështu nuk po harxhonin paratë e taksapaguesve të Tiranës. Por paratë e Fusha shpk në origjinë jane paratë e qytetarëve, taksapaguesve të Tiranës. Janë të taksapaguesve sepse oligarku Fusha, nga taksat i ka marrë milionat. Aq shumë ka marrë, sa ja mban xhepi të bëjë shpenzime luksi për zyrtarët e Veliajt I ka marrë nga paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ata e mbushin buxhetin e bashkisë, me faturat e rritura të Ujit, me tatimet dhe me taksat e reja që janë shtuar çdo vit. Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk.  I merr pa garë, i merr me ofertën me çmim më të lartë, i merr me shumicë duke i qepur edhe ligje speciale dhe me kritere preferenciale. Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është pikërisht favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike. Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës. Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë. Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje. Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi. Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike”  është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .  Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit. Veliaj hesht, sepse ky është modeli i qeverisjes së tij. Vidh me oligarkët dhe pasurohu me ta, shpenzo per luks paratë e taksapaguesve. Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund. Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë bandën e Edi Ramës me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje." ka thënë ndër të tjera Ina Zhupa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot