PD gati ndryshimet në Kod: Jo
kandidatë me precedentë në zgjedhje
PDF-Propozimet e PD per dekriminalizimin

PD gati ndryshimet në Kod: Jo<br />kandidatë me precedentë në zgjedhje<br />PDF-Propozimet e PD per dekriminalizimin
TIRANE - Ndërsa fillimi i Majit shënon afatin e fundit të regjistrimit të kandidatëve për garën e 21 Qershorit, demokratët përmes dy amendamenteve kërkojnë ndalimin me Kod Zgjedhor të kandidimit të personave me precedentë penalë.
 
Kryetari i Komisionit të posaçëm për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi dorëzoi këtë të enjte në Kuvend dy ndryshimet e propozuara nga demokratët, për të cilat u shpreh se pret votimin sa më shpejt në seancën plenare para zgjedhjeve lokale. Deputeti i Partisë Demokratike tha se tashmë mazhoranca nuk mund të përdorë asnjë justifikim sipas tij, për të favorizuar sërish në politike personat me precedentë. Sipas propozimeve të PD-së, edhe nëse veprimtaria kriminale zbulohet pas zgjedhjeve, atëherë kryebashkiakut i ndërpritet kandidati.
 
“Janë ndryshime transitore që synojnë të pengojnë kandidimin e individëve me rekorde kriminale, të dënuar për krime të ndryshme në mënyrë që politika në nivel qëndror mos të jetë më e prekur nga këta individë me CV kriminale. Janë amendamente që do të bëjnë të pamundur që këta persona të kandidojnë, por edhe nëse zbulohet rekordi do të humbasin mandatin. Jemi bazuar në modelin italian, për të bërë të mundur që Kodi Zgjedhor të ketë rregulla të forta dhe të ashpra për këta individë. Vonesat, përfshirë atë 1 mujore për të kërkuar ndihmën e Komisionit të Venezias, nuk mund të pengojë Kuvendin që këto dispozita të jenë efektive para 21 qershorit. Ne dje kemi propozuar projektligj për të kaluar në seancë dhe për të hyrë në fuqi menjëherë. Të gjitha vonesat në komisionin për dekriminalizmin, qoftë thirrja e ekspertëve, janë bërë që sot dikush të thotë nuk kemi më kohë dhe për të kandiduar persona me precedentë penalë. Tani asnjë lloj justifikimi nuk mund të ketë mazhoranca”, u shpreh Bylykbashi.
 
Sipas Kodit Zgjedhor kandidatë kanë afat të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 50 ditë para datës së zgjedhjeve, por ky afat mund të ngushtohet në 45 ditë në rast të mungesës së dokumentacionit të plotë. Për demokratët kjo kohë është e mjaftueshme për tu miratuar nëse do të ketë vullnet politik.
 
Janë 2 nene transitore në Kodin Zgjedhor që do të bëjnë pengimin e të dënuarve për krime, ata të dënuar për më shumë se 2 vjet për krime të tjera, apo 6 muaj për vepra me dashje, edhe rastet krimeve të rënda, terrorizmi krimi i organizuar, ata që janë nën masë arresti, nën hetim. Përpiqemi që me këto ndryshime të bllokojmë që këta persona që kanë molepsur politikën të mos kenë mundësi ta përsërisin këtë shanc. Dhe dyshja Rama-Meta mos të kenë mundësi të përdorin mekanizimin që kanë përdorur deri tani në politikë”, tha Bylykbashi.
 
Në dhjetor të 2014-ës mazhoranca dhe opozita arritën me ndërmjetësimin e ndërkombëtare, marrëveshjen që solli rikthimin e opozitës në Kuvend, e ku një ndër pikat e saj ishte dekriminalizimi i politikës. Sipas kësaj marrëveshjeje, procesi i dekriminalizimit duhet të përfundojë para qershorit.
 
Prononcimi për mediat i deputetit Oerd Bylykbashi:
Partia Demokratike ka dorëzuar dje në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin me ndryshime në Kodin Zgjedhor, ndryshime tranzitore, të cilët bëhen në kuadër të Rezolutë së Parlamentit të datës 24 Dhjetorit për dekriminalizimin e politikës, qoftë në nivel qendror apo vendor.

Janë ndryshime tranzitore që synojnë pas miratimit të tyre nga Parlamenti të pengojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit të individëve me rekorde kriminale, të dënuar për krime të rënda dhe të një natyre më të vogël, në mënyrë që politika në nivel qendror , por dhe vendosur në rastin konkret, të mos jetë më e prekur nga këta individë me një CV kriminale.

Janë amendamente, të cilët do të bëjnë të pamundur që këta persona të kandidojnë duke filluar që nga afati i rregjistrimit por dhe në se zbulohet më pas rekordi do të humbasin mandatin.

Është një praktike shumë e mirë, mbi të cilën këto amendamente janë bazuar. Jemi bazuar kryesisht në modelin italian, por dhe në modele të tjera qoftë në atë amerikan apo britanik për të bërë të mundur që Kodi Zgjedhor të ketë rregulla të forta dhe të ashpra për këta individë.

Sigurisht që vonesat dhe pengesat e vazhdueshme përfshirë pengesën një mujore për të kërkuar ndihmën e Komisionit të Venecias nuk mund të pëngojnë Parlamentin që të miratojë këto dispozita ashtu sikurse kërkon Parlamenti Europian të jenë efektive përpara 21 Qershorit 2015. Dhe për rrjedhoje ne dje kemi propozuar një projektligj që do të shyrtohet drejtpërdrejt nga Parlamenti nëpërmjet procedurës së tij standarde për t’u kaluar në seancë plenare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të hyrë në fuqi menjherë sipas procedurës që parashikon Kushtetuta.

Pyetje: Zoti Bylykbashi, a jeni pak vonë për këtë propozim, sepse vetëm pak pas ditësh përfundon afati për rregjistrim e kandidatë ve finalë?
Unë mendoj që kemi kohë të mjaftueshme që Parlamenti ta marrë në shqyrtim sa më shpejtë të jetë e mundur, ta miratojë dhe ta fusë në fuqi. Duke e miratuar në Kodin Zgjedhor, të hyjë në fuqi menjëherë ky projektligj dhe të bëjë të mundur që në 21 Qershor këta persona të mos kandidojnë. Sigurisht që të gjitha ato vonesat që keni parë në Komisionin për Dekriminalizimin, qoftë bllokimin e caktimit të ekspertëve, qoftë thirrjen e ekspertëve ndërkombëtarë kanë patur qëllim vetëm këtë që sot dikush të thotë që nuk kemi më kohë dhe për rrjedhojë të kandidojnë individë me rekorde kriminale, ashtu siç janë denoncuar nga Partia Demokratike. Por kohën e keni të mjaftueshme dhe asnjë lloj justifikimi nuk mund të ketë për mazhorancën për të penguar bllokimin e tyre. Projektligji është i bazuar në praktikën dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Pyetje: Konkretisht çfarë ndryshimesh propozoni?
Në mënyrë specifike janë dy nene tranzitore në Kodin Zgjedhor, të cilët do të bëjnë pengimin e personave të dënuar me vendim gjykate përfundimtar për krime të rënda, që janë dënuar për më shumë se dy vjet burg për krime të tjera apo dhe persona të tjerë që janë dënuar nga një minimum prej gjashtë muaj kohe për vepra penale të kryer me dashje. Sigurisht në to përfshihen dhe raste kur në mënyrë shumë specifike kur përfshihen raste të krimeve shumë të rënda sikurse janë terrorizmi, krimi i organizuar dhe janë persona në hetim dhe personat janë në masën e arrestit me burg apo arresti shtëpie. Pra përpiqemi që me këto ndryshime të bllokojmë maksimalisht që këta persona, të cilët kanë molepsur politikën në nivel qendror dhe në nivel vendor të mos kenë mundësi dhe shans ta ripërsërisin dhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të mos kenë mundësi të përdorin mekanzmin që kanë përdorur deri më sot për penetrimin e krimit në politikë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar