PD gati programin elektoral 
"Kthejmë taksën e sheshtë 9%"

PD gati programin elektoral <br />
TIRANË - Brenda muajit shkurt Partia Demokratike  do të ketë paketën e plotë të programit elektoral  të cilin më pas do ta diskutojë në terren më qytetarët. Ky fakt pohohet nga nënkryetari i partisë  Edmond Spaho i cili gjatë një interviste për  Report TV thekson se programi po kalon aktualisht në të gjithë departamentet.
 
"Me këto prezantime mbyllim fazën e parë, domethënë prezantimin bruto të platformave. Do të ketë dhe një rishikim në një rreth më të ngushtë dhe më pas do të konsultohemi më grupet e interesit, me qytetarët. Besoj se do të fillojë në ditët e fundit të shkurtit ose fillimin e Marsit, ditët e para", thotë Spaho. 
 
Ndonëse ende nuk është formalizuar përfundimisht ky program, Edmond Spaho shpalos disa prej detajeve të tij që kanë të bëjnë kryesisht me propozimet fiskale dhe ekonomike. Sipas numrit dy në PD, demokratët do të propozojnë kthimin e taksës së sheshtë jo 10 përqind por 9 përqind, ndërsa synohet krijimin e hapësirave të reja të punësimit.
 
"Në çdo fushë do të ketë disa kolona kryesore të cilat do të përbëjnë qëllimin tonë në fushatën e ardhshme elektoral, hapja e vendeve të reja të punës është një nga sfidat kryesore të qeverisjes së ardhshme dhe ne mendojmë që një levë e rëndësishme në realizimin e këtij objektivi janë edhe politikat fiskale pra do të zbatohet një taksë e sheshtë prej 9% në mënyrë që vendi të jetë konkurrues, mund të tërheq investime të huaja. Te jetë konkurrues në rajon në krahasim me vendet e tjera. Jo vetëm në tatimin mbi të ardhurat personale, mbi fitimin, mbi dividentin, por do të shtrihet dhe në kontributin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësorë", - shprehet Spaho.
 
Zgjedhje të parakohshme ose jo, demokratët kanë synim të jenë konkretë me ofertën për qytetarët. E në këtë drejtim thotë Spaho po punohet edhe me strukturat në bazë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois